-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Serbia i kërkon BE-së e UNDP-së të mos e rinovojnë shtëpinë e Xhafer Devës: Ka kryer krime ndaj serbëve

Rekomandime

Ministrja e Kulturës dhe Informimit e Serbisë, Maja Gojkoviq, ka kërkuar nga BE-ja dhe UNDP-ja që të mos ndajnë mjete për rinovimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.

- Advertisement -

Sipas Serbisë, Deva, ministër i Brendshëm i Shqipërisë në periudhën 1943-1944, “ka përgatitur e kryer krime ndaj serbëve dhe hebrenjve”.

“Ky është një kolaboracionist famëkeq nazist, i cili ishte aktiv në formimin e divizionit SS Skënderbeu, i njohur për përgatitjen dhe kryerjen e krimeve kundër popullatës serbe dhe hebreje”, tha Gojkoviq, përcjell portali serb “Kossev” të hënë. Ajo tha se u ka shkruar përgjegjësve në BE dhe UNDP për këtë punë.

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, e cila sipas Ministrisë së Kulturës është një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në këtë komunë.

- Advertisement -

Rohde ka deklaruar se kjo mënyrë e të kujtuarit është e gabuar, teksa bëri thirrje që të mos shtrembërohet e vërteta sa i përket Holokaustit.

“Shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i SS famëkeq Skënderbeg Div. Asnjë zbardhje e historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas. Mbro Faktet”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter.

- Advertisement -

NË KOSOVË NIS RESTAURIMI I SHTËPISË SË XHAFER DEVËS, AMBASADORI GJERMAN I SHQETËSUAR: MOS E SHTREMBËRONI TË VËRTETËN

Monumenti gati një shekullor do të restaurohet në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitëse për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social”. Projekti i hartuar nga “CHwB Kosova” bashkëfinancohet nga Zyra e Instrumentit për Stabilitet dhe Paqe të BE-së dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Implementimi bëhet nga UNDP-ja.

Kostoja është paraparë të jetë 300 mijë euro.

Vlerat që ka shtëpia sa i përket historisë së arkitekturës janë të mëdha. E ish-pronari i saj, Xhafer Deva, figurë polarizuese e historiografisë, i takoi Qeverisë shqiptare që për disa historianë synonte një Shqipëri të Madhe, e për disa të tjerë ishte bashkëpunëtor i pushtuesve nazistë.

Në shtëpinë katërkatëshe, që e kishte ndërtuar në Mitrovicë, nuk jetoi asnjëherë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit