3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Serbia kërcënon ministren Donika Gërvalla / Shteti duhet ta marrë në mbrojtje të plotë

Rekomandime

Jeta e ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvallajt është në rrezik nga Serbia. Mesazhi kërcënues është përcjellur nga ish-shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Jugosllavisë Bozhidar Spasiç.

Spasiç duke zbuluar disa raste të atentateve politike, ka rrëfyer me krenari edhe për vrasjen e tre heronjve të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

- Advertisement -

Deklarimet e ish shefit të inteligjencës serbe për vrasjen e Jusuf Gërvallës në këto momente delikate kur po bisedohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po përcjellin mesazhe kërcënuese për vazhdim të atentateve ndaj patriotëve shqiptarë, vlerëson profesor Dr.Rexhep Gjergji, këshilltar i ministres Gërvalla.

“Në këtë kontekst ai kërcënoi hapur ministren e jashtme të Republikës së Kosovës zonjën Donika Gërvalla-Schwarz”, thotë Gjergji.

Në deklaratën dërguar gazetës thuhet:

- Advertisement -

“Para dy ditësh, në njërin nga televizionet serbe, ish udhëheqësi i lartë i sigurimit shtetëror serb-jugosllav (UDB), Bozhidar Spasiç, e tha qartë se si është bërë vrasja e veprimtarëve politik shqiptarë në perëndim. Ai madje, pa ju dridhur gjuha fare, shpjegoi se si kanë vendosur dhe si është bërë ekzekutimi i vëllezërve Gervalla dhe Kadri Zekës.

Në këtë kontekst ai kërcënoi hapur ministren e jashtme të Republikës së Kosovës zonjën Donika Gërvalla-Schwarz.

- Advertisement -

Ky është edhe një argument tjetër që shteti serb duhet vënë para përgjegjësisë, para shtetit gjerman brenda të cilit ka kryer një vrasje me elemente terr0riste.

Kërcënimin ndaj zonjës Gërvalla shteti i Kosovës duhet ta marr shumë seriozisht, ministren Gërvalla ta marrë në mbrojtje, ndërsa me këtë kërcënim të pa presedan të njoftoj gjithë faktorët ndërkombëtarë”, deklaron prof.Dr.Rexhep Gjergji.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit