4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Serbia largon orën policore pas protestave të dhunshme

Rekomandime

Shtabi i krizës së koronavirusit në Serbi shpalli të enjten disa masa të reja për frenimin e përhapjes së virusit, por tha se nuk do të zbatojë orën policore.

- Advertisement -

Vendimi vjen pas dy netësh trazira në Beograd, të cilat u nxitën nga zemërimi i publikut për reagimin e qeverisë ndaj pandemisë.

Kryeministrja Ana Bërnabiq tha se tubimi i më shumë se dhjetë njerëzve në publik, do të ndalohet në Beograd, si në ambiente të mbyllura, ashtu edhe të jashtme.

Masat e tjera përfshijnë ruajtjen e distancës fizike dhe ndalimin e punës në objekte të mbyllura nga ora 21:00 deri në orën 06:00.

- Advertisement -

Ambientet e hapura, si parqet, do të mbyllen nga ora 23:00 deri në orën 06:00.

Bërnabiq tha se këto masa vlejnë vetëm për Beogradin, ku situata me koronavirus është më kritike.

- Advertisement -

“Ne nuk kemi më kapacitete spitalore për të pranuar pacientë në Beograd. Do të paguajmë çmimin për atë që ndodhi mbrëmë dhe një ditë më parë [në protesta]. Do të shohim se sa njerëz janë infektuar. Do ta shohim në 5, 6 apo 10 ditët e ardhshme”, tha Bërnabiq.

Në dy netët e kaluara, në Beograd ka pasur përleshje midis policisë dhe protestuesve, pas paralajmërimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq se do të vendosë orë policore në fundjavë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Të mërkurën, protestat janë përhapur edhe në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh të Serbisë.

Bërnabiq tha se edhe pse vendosja e orës policore do të ishte më efektive, zyrtarët e hodhën poshtë idenë “për të të ndërmarrë një hap të ndërmjetmë, për hir të ekonomisë dhe qytetarëve”.

Serbia është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Ballkanin Perëndimor, me mbi 17,000 të infektuar dhe 341 viktima.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit