3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Serbia në pritje të Emisarit rus, Janjic: Putini mund ta detyrojë Vuçiqin ta njohë Srpska’n

Rekomandime

Pas vendimit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin që ta njohë pavarësinë e dy rajoneve në Ukrainë, analisti serb Dusan Janjic ka komentuar se cilat mund të jenë zhvillimet në raportin Serbi -Kosovë -Rusi dhe se cka mund të pres Beogradi në rrethanat e reja.

Janjic ka rikujtuar se kjo që ka bërë Rusia s’ka ndodhur për herë të parë.

- Advertisement -

“Rusia tashmë e ka bërë këtë me Osetinë Jugore dhe Abkhazinë në territorin e Gjeorgjisë. Së pari ka formuar entitet parashtetëror, e pastaj e ka njohur si shtet. Ky është skenari i njëjtë që po përsëritet tash” ka thënë Janjic.

Kur bëhet fjalë për parimet, Janjic thotë se Rusia i shfrytëzon parimet si i konvenojnë asaj.

Kur i duhet të vë veto, në emër yë Beogradit, ndaj zbatimit të Planit të Ahtisaarit dhe ndryshmit të rezolutës 1244, atëherë Rusia betohet në integritetin territorial të Serbisë, do të thotë nuk e njeh secesionin.

- Advertisement -

Pra, Rusinë duhet ta dallojmë menjëherë prej Kinës e cila gjatë gjithë kohës qëndron në këtë princip dhe asnjëherë nuk e ka bërë atë që e bën Rusia.

Ndërsa Rusia shpesh e përmend Kosovën si sui generis për çka pajtohet me Perëndimin, por thotë se mund të përdoret si precedent. Dhe ajo tash e përdorë si precedent. Në thelb, ajo po i krijon këto shtete në bazë të precedentit të Kosovës” thotë Janjic.

- Advertisement -

I pyetur për pozicionin e Serbisë ose të Aleksandër Vuçiq, në këto rrethana, Janjic thotë se Serbia duhet të mendoj për të gjitha këto, veçmas se a është kjo veto, në të cilën betohen Vuciq dhe të tjerët, a i ka ndihmuar vërtetë Serbisë dhe se a është e qartë se Rusia nuk është mike, sepse tani e ka braktisur përmbajtjen e asaj çka ka mbrojtur vetoja.

Pasojat mund të jenë të tilla që me këtë mund të inkurajohet Dodik që të formojë entitetin e tij, i cili deri diku ekziston, por që nuk është i njohur, dhe që pastaj të bëhet presion ndaj Vuciqit që ta njohë.

Do të shohim këto ditë kur të vijë emisari i Putinit se cfarë instruksione për operim do t’i sjellë Vuçiqit.

Nëse Vuçiq shkon asaj rruge, atëherë, faktikisht, ai shkon drejtë asaj që quhet bllok aleatësh të Rusisë dhe Putinit, e kjo do të thotë se do të përballet me përgjigje të ashpër nga BE, Amerika dhe të gjithë kundërshtarët e Putinit, në këtë dhe kriza tjera” ka thënë Janjic.

Janjic thotë se Rusia do të bëjë presion ndaj Vuciqit për shkak se konsideron që ai u ka borxh atyre.

E dimë që një pjesë e mirë e së dajthtës serbe ka shkuar në Donbas dhe ka marrë pjesë në aktivitetet politike -propagandistike.

Ekziston dhe një pjesë e mirë e vullnetarëve që luftojnë në anën e Rusisë.

Vendi është në krizë që zgjat që nga viti 2006, por s’ka reaguar në kurrëfarë mënyre” ka thënë ai.

Sipas tij, Perëndimi do të reagojë ashpër me sanksione dhe do t’i kërkojë Serbisë që t’i bashkohet atyre dhe të vendos se ku qëndron.

Por a do ta bëjë Serbia këtë, Janjic thotë se aktualisht Serbia nuk ekziston si shtet.

Është një njeri që duhet të marrë vendimin.

Është e sigurt që me sanksione ndaj Rusisë, Serbia do të humbte në kuptimin ekonomik sepse jemi të varur nga nafta dhe gazi.

Deri te kjo ka ardhur me marrëveshje korruptive dhe përhapjen jostrategjike të gasjellësit nëpër Serbi dhe duke lënë anash hidroenergjinë dhe format tjera të energjisë dhe me orientimin e plotë për të blerë gas nga Rusia.

Kjo është pasoja e parë afatmesme dhe mendoj se na duhen disa vjet për rikuperim.

Pasoja tjetër do të ishte më e vogël.

Tregimet për eksporte serbe në Rusi janë përralla sepse kjo është në nivel të shifrave të papërfillshme.

E njëjta vlen edhe për investimet ruse.

Borxhi ynë publik ndaj Rusisë ka të bëjë vetëm me gazin dhe naftën dhe për arsyen që Rusisë ia kemi lëshuar tregun e asaj pak nafte që e kemi” ka thënë ai.

Janjic thotë se Kosovës po i shtohen argumentet dhe po i hapen dyert për të kërkuar njohjen nga Rusia, ndërsa ka theksuar se Beogradi duhet të mendoj se a duhet ta mbajë ende këtë varësi nëpërmjet energjetikës dhe sigurisë, në emër të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit