11.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Serbia nuk është e interesuar për Asociacionin, por për korrigjimin e kufijve

Rekomandime

Opinionisti, Gazmir Raci, deklaroi se Serbia nuk është e interesuar për një Asociacion që e ka vlerësuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila, sipas tij, ka thënë që ai Asociacion duhet të jetë OJQ sepse e ka referuar te marrëveshja e vitit 2013 që është e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

“Serbia nuk është e interesuar për këtë asociacion. Serbia është e interesuar për korrigjimin e kufijve, pra ‘ma jep Veriun, ujin, Trepçën, dhe ta jap Preshevën, Medvegjën e Bujanocin’ – kjo është. Ashtu kanë diskutuar shefat e shteteve. Kjo ka qenë në tryezë”.

- Advertisement -

“Borrell duhet ta ketë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që është pajtuar edhe Serbia dhe BE-ja, dhe letrën e përfaqësueses Mogherini të vitit 2015 që e kishte dorëzuar në atë kohë ish-kryeministrit Mustafa, ku thotë qartë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Ky ka qenë zotimi i Bashkimit Evropian, pra është me shkrim”.

Raci gjatë emisionit Rubikon në Klan Kosova foli edhe për çështjen e përplasjes Rusi-Ukrainë, duke përmendur disa pika që i cilësoi interesante.

“Interesante për mua ishte shqetësimi i shteteve skandinave, p.sh. para një jave kishim analiza që Finlanda e Suedia kërkonin urgjentisht të bëheshin pjesë e NATO-s, ose kishim vizitën e presidentit estonez në Bruksel gjatë Samitit të SHBA-së me Rusinë në NATO, ku ai bën thirrje për më shumë trupa në Estoni me i pozicionu. Në të njëjtën kohë edhe Suedia në ishullin e saj në Gotland dërgon trupa, pra kjo ishte për mua gjithashtu shqetësuese sepse të gjithë ishin të fokusuar kah Ukraina, ndërsa kah Skandinavia kishin lëvizje dramatike, që natyrisht janë shqetësuese për shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian”.

- Advertisement -

“Para dy vjetëve nëndetësja ruse ka hyrë në territor suedez. Rikthimi i federatës ruse mendoj që ka marr kthesën më të madhe në kohën e administratës Obama, dhe në rastin e Sirinë, e cila ia krijoi njëfarë lehtësimi shumë të madh federatës ruse ose presidentit Putin të rikthehet në gjeopolitikë dhe të ripozicionohet karshi aleancës së NATOS-s dhe Amerikës”, u shpreh Raci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit