1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Serbia nuk guxon të na urdhëron

Rekomandime

Shkruan: Fahri Xharra

- Advertisement -

N’emër të ç’kafit, ne duhet të harrojmë? Serbia nuk guxon të na urdhëron.

Sipas koncepteve të njohura gjithmonë, në themel të bashkëveprimeve të shumëfishta në shoqëri qëndrojnë interesat.

Interesat mund të jenë politike, të fuqisë në pushtet, ekonomike, morale e shpirtërore e, në rastin konkret tonin, më shumë se kurrë interesat duhen të jenë gjithëkombëtare.

Në raste të ndryshme normat morale po përjashtohen nga rregullat e përgjithshme, duke vepruar me metodologjinë nihiliste të të menduarit dhe me metodologjinë absurdiste i të vepruarit.

- Advertisement -

Po shkruajmë , po këndojmë dhe po mundohemi të bindim vetën dhe ta trashim mendimin tonë se nuk mbajmë në mend asgjë nga kaluara .

Me ane te këtyre mendimeve po e bëjmë që të tjerët të ndërrojnë mendjen për ne ; bota po mendon që ne s`e kemi mendjen të shkëputemi nga e kaluara, qe ne jemi po ata të shekullit të 18 –të, po ata si të shekullit të 19-të, po ata si të fillim shekullit të 20-të .

- Advertisement -

Kur bota e ndërron mendimin për ne dhe i kthehet bindjes së vjetër që e kishte , për të cilën edhe ata menduan që e kishin gabim atëherë Serbia e merr krihë….dhe vepron…dhe i ka sukses.

Historiani Gjokë Dabaj duke sjellë në studimet e tij, krimet dy shekullore raciste ndaj shqiptareve, të serbo-sllavëve në veri dhe hellenëve në jug, shprehet: “Ky kalendari ynë, i martirëve, nuk do të përkujtonte vetëm 1 martir në një ditë të caktuar, por secila nga datat tona do të bartte mbi shpinë me dhjetëra, me qindra e, disa herë, me mijëra martirë, përjetësisht të pangushëllueshëm”.

Më veprimet tona “ jo nacionaliste” “pro evropiane”,dhe me shkrimet tona më mirë të kisha thënë të porositura jo vetëm që Serbia po e ndien vetën mirë por po myket populli, po e harron vetveten ,po katandiset në mendje e në shpirt dhe po na lindin për ditë e më tepër adhuruesit e asaj që po i shkon për shtati Serbisë.

Por , Serbia as që e ka ndërmend të ndalet. Sa më e pa bindur që të jetë aq më vështirë e kemi ne. Mirëpo lojërat e saja ,mashtrimet e saja ,edhe më i pa informuari i Europës i ka kuptuar, e ne ende jo.

Popullit duhet t i bëhet e ditur se kanë kaluar kohërat, kur Serbia bënte krime mbi ne ,e Europa heshtte. Por Serbia nuk e harron ” hujin” e vet.

Europa si zonjë e rëndë ,vetëm ka vrojtuar, dhe ka marr në shënime.

Jo, nuk i harron ajo jo ,të bëmat e Serbisë. Ato shfaqen në një mënyrë apo tjetër. Ja se çka shkruante The New Tork Times ,me 31 12.1912 duke raportuar nga Londra,: “Vrasjet dhe ekzekutimet-Sport ditor: “Gjenerali Zhivkoviq ,afër Sjenicës (Sanxhaku i Novi Pazarit) i vrau dhe i masakroi mbi 950 shqiptarë”

Tmerret nuk kanë fund: “Në muajin Mars, neper Shqipëri e deri në det ,Serbët jo vetë të armatosurit që i mbytnin, por me një vrazhdësi shtazarake ne pabesi i zhduknin e dhe të pa mbrojturit ,pleq ,fëmijë ,gra dhe foshnjat në gjinj “… Midis Kumanovës dhe Uskubit( Shkupit). mbi 3 000 shqiptarë u mbytën. Afër Prishtinës , mbi 5000 të tjerë Arnaut(shqiptarë) ,ranë në duart e Serbeve, jo në një luftë të ndershme por në mbytje të pa arsye.”

Serbet ,kanë qenë gjithmonë si bishat “ Duke i vazhduar krimet e tyre të marra ,ushtarët serb përdornin metoda të ndryshme të kënaqin epshin e tyre prej vrasësi. Fshatarët duke ikur nga zjarri i shtëpive të tyre vriteshin si minjtë.”

“ Sekretari Tomiq i i Premierit Pashiq, thoshte se në një ditë nga Prizreni në Pejë, nuk shifje asgjë përveç fshatrave të djegura. Anash rrugëve, shiheshin shqiptarët e varur ,ne varëset speciale. Rruga për në Gjakovë ,quhej Aleja e Varjeve.”

“ Në Uskub( Shkup) ,shqiptarët e pa armatosu vriteshin thjeshtë pse ne shtëpinë e tyre gjindej ndonjë brisk” Një doktor i Kryqit të Kuq raportonte: Edhe një shqiptar që hasej ,ai duhej patjetër të vritej. Gra, fëmijë, pleq, nuk kurseheshin, Afër Kratovës (Fyrom) ,Generali Stefanoviq , i kishte renditur shqiptarët në të dy anët e rrugës ,dhe ne rreshta ashtu i mitralonte”

Dëshmitë rrëqethëse mbi krimet e serbëve ndaj shqiptarëve na i pasqyron edhe Leo Freundlich (1875-1953), një publicist Hebrej e që rrjedhte nga një familje e shëndoshë hebreje, që jetonte në Vjenë. Kur në Vjenë , bëhej jeta për hebrenjt e pa durueshme ,ai iku ne Zvicër ,dhe kryesonte misionin Shqiptar në Ligën e Kombeve në Gjenevë. Pas luftës ,me kot e pa sukses i u kërkonte komunistëve të rimerr vendin e Konsullit të nderit në Vjenë.

Leo Frojndlih (Freundlich) ,kishte qëllim që me shkrimet dhe zërin e tij të ngjallte ndërgjegjen e Europës, dhe opinionit publik të saj ,ne vitet kur e “ Sëmura e Ballkanit” u largua, por i la hijenat që të na gjakosin dhe të na bënin atë që nuk mundi e sëmura të na bëj për shekuj të tërë. Kurse ne sot në frymën e komunizmit dëshirojmë të bëhemi internacionalist duke e bërë vetën qesharak karshi botës. Leo Freuendlich shkruante (Vjenë , E shtuna e Pashkëve ,1913) , Fuqitë e mëdha duhet që të iu thonë një herë e përgjithmonë ,bishave barbare : ‘Hands off!’ nga tokat dhe populli shqiptarë. I bëj ë thirrje civilizimit ,në emër të popullit fatkeq shqiptarë që të pengojnë Greqinë , Serbinë dhe Malin e Zi ,në qëllimet e tyre zhdukë se të një race të tërë. Një popull i tërë me fatin e tij të keq bën thirrje për shpëtim.” Këtë nuk duhet harruar !

Një njeri tjetër ,profesori Schiemann në një arikull në” Kreutzzeitung” shkruante:”… serbet dhe grekët janë duke e bërë një luftë të fëlliqur, ata janë duke e udhëhequr një luftë çfarosëse ndaj shqiptarëve, dhe sikur të mundeshin do të çrrënjoseshin një popull të tërë” Nuk heshtnin as gazetat britanike .” The Daily Chrinicle” me 12 Nëndor 1912 ,dëshmonte se me mijëra Arnaut ishin masakruar nga serbët. Mbi 2000 shqiptarë musliman ,janë vrarë afër Shkupit., e mbi 5000 të tjerë afër Prizrenit. Por as Messaggero i Romës nuk rrinte pa lajmëruar që hijenat serbe masakronin në Vilajetin e Kosovës. Pas rezistencës shqiptare ,qytetet si Ferizaji, Lipjani, Babushi dhe të tjera ishin rrafshuar me tokë.. Menjë herë pas këtyre masakrave,familjet serbe i zaptuan pasuritë e shqiptarëve. “L`Humanite “ e Parisit , në të njëjtën mënyrë e përshkruante tmerrin farosësh serb, grek dhe sllavomaqedonas.

Fritz Magnusse, gazetar i gazetës Daneze “Riget,”i përshkruante krimet e kohës ,si krime që i tejkalojnë të gjitha normat e një luft eje,

Europa nuk ka heshtur asnjëherë. Neve na kanë keqinterpretuar heshtjen e saj,.Europa ka qenë me ne . Popujt e civilizuar të Europës ,ishin ata që nuk e lane të mbyllet dosja e krimit të serbëve ndaj nesh. Heshtja e qeverive europiane të viteve ,të fillim shekullit 20 ,ishte e pakuptimtë. Por, ne e kuptuam, se heshtja e tyre ishte e përkohshme, kur u bombardua Beogradi ne vitin 1999. Europa nuk na kishte harruar,

Viti 1912, gazeta Reichspost e kompletoi dosjen dhe i publikoi krimet serbe te kohes mbi popullin shqiptarë në kosovë .Shqipëri ,Maqedoni : “ Qyteti i Shkupit dhe rrethina e tij,ishin dëshmitarë të krimeve jonjerëzore kundër shqiptarëve. Për tri ditë radhazi shihja vetë tymin nga fshatrat shqiptare. .. Pas Kështjellës së Shkupit e shihja grumbullin e të vrarëve nga sulmi sllav. Sa shumë të vrarë por edhe atyre qe ende nuk iu kishte dalë shpirti ishin hudhur në Vardar. Dhe serbet ankoheshin që janë shumë shqiptarë për t`u vrarë dhe se plumbat po harxhohen. Lumi i Vardarit që kalon përmes Shkupit i bënte çdo ditë së paku njëzet deri tridhjetë trupat e shqiptarëve të vrarë…

Gazetari i kohës së” Reichsposts” tregonte: “ me qenë se flisja serbisht ,ushtarët serb më mbanin për të vetin dhe më tregonin se si në rrethin e Kumanovës i mbysnin shqiptarët pa harxhuar plumba. Ata (shqiptarët) mëshifëshin ,dhe ne me anën e tymit i qitnim jasht dhe ashtu pa kry nga frika që ishin , dilnin si minjtë duke kërkuar shpëtim ,ne vetëm me bajoneta i therrnim dhe kryenin punë me ta.”

E gjatë është historia e krimeve serbe mbi shqiptarët. Unë e përmenda vetëm një kohë të shkurtë, kur dëshmitë e Europës ishin dhe janë të gjalla.

Shkrimi e ka qëllimin e dukshëm që të ripërshkruhen krimet e serbëve të bëra në një kohë jo aq të largët e të përsëritura në një kohë që ishim dëshmitarë edhe vetë. ,qëllimi tjetër është t`iu bëhet e ditur serbëve që Europa asgjë nuk ka harruar nga e kaluara. Europa është shumë e ndjeshme kur janë në pyetje shqiptarët.

Për deri sa themi se: “Nacionalizmi shqiptar nuk lindi si një dëshirë e domosdoshme për çlirim nga Turqia, siç ndodhi me nacionalizmin grek ose serb(Fatos Lubonja),” atëherë e vejmë në pikëpyetje ndërgjegjen tonë kombëtare.

Dhe të gjitha këto t `i harrojmë, sepse po e kërkon Serbia ?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit