7.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Serbia nxjerr në shitje pallatin “Albanija”-n që ngrihet mbi Beograd

Rekomandime

Një pjesë e pallati “Albanija”, qiellgërvishtësi i parë i Beogradit, i ndërtuar në vitin 1939, i cili gjendet në zemër të kryeqytetit serb, ka dalë në shitje.

- Advertisement -

Televizioni shtetëror serb RTS shkruan se 381 metra katrorë e pallatit, e vlerësuar rreth 3,88 milionë euro, është tashmë në shitje. Tenderi është shpall në muajin janar të këtij viti. Pallati “Albanija” është pjesë e bankës së falimetuar të Beogradit. Administratori i bankës, Mijo Stanarçeviç, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shitje në masën 50% të vlerës së parashikuar, duke u bërë tejet tërheqëse për blerësit potencialë. Ndonëse godina është shpallur pasuri kulturore në vitin 1984, ajo mund të vihet në funksion.

Historia e “Shqipërisë” në zemër të Beogradit

Pallati “Albanija” është qiellgërvishtësi i parë i Beogradit, i ndërtuar në vitin 1939 në cepin e rrugës Kolarec dhe rrugës Knez Mihailo. Ndërtesa u projektua fillimisht sipas projektit të bërë nga Branko Bon dhe Millan Grkaliç në vitin 1938. Ndërtesa përfundoi së ndërtuari në vitin 1939, sipas projektit të Milladin Prljeviq dhe inxhinierit të ndërtimit Gjorgje Lazareviq (Đorđe Lazarević). Për një kohë të gjatë ajo ishte ndërtesa më e lartë e qytetit, si dhe qendra kryesore e tij përkrah shëtitores Terazije – Slavija.

- Advertisement -

Pallati Shqipëria ka gjithsej 17 kate, 4 prej të cilave janë kate të nëndheshme. Pallati është 53 metra i gjatë dhe e gjithë ndërtesa ka një hapësirë prej 8000 m2. Në periudhën që u ndërtua, Pallati ishte ndërtesa më e lartë e Evropës juglindore.

Qiellgërvishtësi ka marrë emrin “Albanija” pasi më parë aty ndodhej edhe taverna “Albanija”. Gjatë shekullit të 19, ndërkohë qe influenca perëndimore po fillonte të ndihej, Beogradi kishte vetëm një ndërtesë historike, sipas arkitekturës unike kombëtare.

- Advertisement -

Taverna u shkatërrua në mesnatën e 17 tetorit 1936. Edhe pse Bashkia ndërpreu elektricitetin dhe furnizimin me ujë për ndërtesën për ta bërë atë jofunksionale, klientët e saj të fundit u larguan nga ndërtesa vetëm pasi zjarrfikësit filluan të çmontonin tjegullat nga tarraca.

Ndërtimi i ri filloi të vihej në zbatim më 16 korrik 1938 dhe zgjati deri më 20 tetor 1939. Ndërtesa u projektua sipas stilit modern serb: fasada të pastolisura, bazat pa pengesa, dhe fasadë e drejt. Gjithashtu, kishte një farë specifikime funksionale me dekorime sa me larg nga fasada, me qëllim për të riforcuar strukturën sipas stilit të artit Deco.

Më 1983 ndërtesa u cilësua si një aset kulturor i një rëndësie të madhe./A2News/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit