8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Serbia qan ish-mercnarin rus që Iuftoi në Kosovë : UÇK-ja i morri syrin dhe krahun, Corona jetën

Rekomandime

Ish-vullnetari rus i Iuftës në Kosovë, Albert Ahsarbekoviç Andijev, i cili vd.iq si pasojë e koronavirusit, u nderua me disa murale në Serbi, shkruan Telegraf. Sipas këtij tabloidi, muralja e fundit për të u shfaq në Odzaci.

- Advertisement -

Me të mbërritur në Kosovë, Albert Ahsarbekoviç Andijev u vendos si sn.ajper në Brigadën 549 të Motorizuar në kufirin shtetëror me Shqipërinë dhe Maqedoninë në gjatësi prej 150 kilometrash. Ai humbi një sy në Iuftë, u pIagos në krah dhe ishte një invaIid Iufte.

“Faleminderit për gjithçka që keni bërë për popullin serb, faleminderit që mbruat vendin tonë, faleminderit që ishit pjesë e popullit tonë”, shkroi një nga admiruesit e karakterit dhe veprave të tij.

Pas ndërhyrjes së NATO-s, ky vullnetar rus qëndroi në Serbi dhe u martua aty.

- Advertisement -

Dëshmi të shumta në lidhje me pjesëmarrjen e vullnetarëve rusë në fushat e betejës në Ballkan u prezantuan në procedurat gjyqësore para Tribunalit të Hagës.

“Grupet e rusëve, ukrainasve dhe të tjerëve, ish-komandantë të forcave ajrore ushtarake ruse dhe forcave të tjera speciale, kryesisht veteranë nga Afganistani, nën kontrollin dhe komandën e ushtrisë serbe dhe shërbimeve sekrete civile, morën pjesë në të gjitha veprimet serioze të forcave ushtarake dhe policore serbe në Slavonia, Sremi dhe Baranja në Kroaci, në territorin e Bosnjës dhe më pas, nga qershori 1998 në Kosovë, si dhe në territorin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, përgjatë kufirit me Kosovën“, thekson Qendra për Studime Euro-Atlantike – CEAS.

- Advertisement -

“Vullnetarët rusë” kryesisht vepronin të pavarur, dhe nganjëherë së bashku me serbët – ushtri, poIici ose forca ushtarako-poIicore ose grupe paraushtarake, thuhet nga kjo qendër.

Të mbijetuarit dhe dëshmitarët e tjerë okularë të kr.imit i përshkruajnë ata si vr.asës me gjak shumë të ftohtë dhe veçanërisht miz.orë në zhvtjen e parave dhe bizhuterive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit