8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Serbia reagon ashpër kundër Shqipërisë

Rekomandime

Ministria e Jashtme e Serbisë i ka dërguar notë proteste Ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka rreth qëndrimeve të fundit, siç thuhet, të cilat Serbia i sheh si mbështetje për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

- Advertisement -

Nota e protestës vjen pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës për heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri, transmeton Klan Kosova.

“Qëndrime të tilla si thirrje për bashkimin e Shqipërisë me krahinën e Serbisë të Kosovës dhe Metohisë dhe krijimi i Shqipërisë së Madhe janë arsye për shqetësim si për Serbinë ashtu edhe për shtetet tjera të rajonit të cilat janë të përcaktuara për bashkëpunimin rajonal dhe ruajtjen e stabilitetit”, thuhet në notën e protestës.

Në të u bëhet thirrje drejtuesve politikë në Shqipëri që të tërhiqen nga qëndrimet, që siç theksohet, dëmtojnë marrëdhëniet bilaterale dhe destabilizojnë rajonin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit