0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Serbia sfidon BE dhe SHBA: Vucic u rreshtua me Kinën dje, Vulin sot në Moskë tha se nuk i bashkohen ‘histerisë anti ruse’

Rekomandime

Serbia “derisa e udhëheq Aleksandar Vucic, nuk do t’i bashkohet histerisë anti ruse dhe nuk do t’i vëjë sanksione Rusisë’ tha ministri serb i punëve të brendshëm Aleksandar Vulin, që gjendet në Moskë në kuadër të vizitës dy ditore në Rusi.

Vulin sot nuk ishte veshur uniformën gjatë takimit me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Nikolaj Patrushev ku kisht thënë se Serbia do të mbetet “shtet ushtarakisht neutral që është orientim themelor politik i yni”.

- Advertisement -

Vulin ka shtuar se po ashtu se Serbia pret mbështetjen e Rusisë rreth çështjes së ndalimit të çfarëdo ndryshimi të mandatit të KFOR dhe UNMIK në Kosovë, përveç Rezolutës 1244 të OKB’së.

NATO ishte përgjigjur rreth këtij spekulimi se një shtet anëtar i NATO’s do të kërkoj që të tërhiqen trupat e KFOR dhe misioni i OKB’së nga Kosova.

NATO dhe OKB kanë mohuar diçka të tillë duke shpjeguar se duhet konsensus i plotë si në OKB dhe në NATO për të ndodhur diçka e tillë, raporton REL.

- Advertisement -

Sipas kumtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Vulin pas takimit me Nikolaj Patrushev ka theksuar se “marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë kurrë nuk ishin në nivel më të lartë, të sinqerta dhe me përmbajtjesore”.

Kjo sipas Vulin vjen duke ju falënderuar marrëdhënies së shkëlqyer personale të dy presidentëve Vucic dhe Putin.

- Advertisement -

“Mund të themi se i takojmë asaj gjenerate serbësh që mund të thotë se me Rusinë kanë punuar në mënyrën më të mirë, ka mbrojtur interesat e Serbisë dhe me këtë edhe ato të Rusisë”.

Vucic të enjten para gazetarëve të mbledhur kishte ironizuar me Bashkimin Europian të cilët i kishte vlerësuar si partnerë jo fort të besueshëm dhe kishte lavdëruar Kinën si të vetmin shtet që ju kishte ofruar ndihmë dhe investime gjatë pandemisë.

Bashkimi Europian rregullisht kritikon pushtetin serb se nëse ka synim anëtarësimin në bllokun europian duhet të bashkërendis edhe qëndrimet në politikën e jashtme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit