7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Maqedonia e Veriut me simbolet “kuq e zi” në Evropë, shqiptarët “rrëzojnë” Vardarin dhe e marrin primatin

Rekomandime

Madje, gjiganti maqedonas, Vardari, e ka humbur statusin e anëtarit elitar duke rënë në kategorinë e dytë. Bëhet fjalë për klubin më të madh në shtetin fqinj, i themeluar në vitin 1947 dhe i cili e dominon futbollin maqedonas me 12 tituj të kampionit të fituar në historinë e vet, Derisa klubi maqedonas nga Shkupi e humbi keq primatin, rivalja nga Tetova, Shkëndija, vazhdon superioritetin në futbollin vendas. Klubi i madh shqiptar është shpallur sërish kampione e Maqedonisë Veriore, duke u stolisur me titullin e katërt në histori, respektivisht të tretin në katër vitet e fundit.

Të gjithë këta trofe Shkëndija i fiton pasi vite më parë ishte marrë nën menaxhimin e biznesmenit të famshëm, Lazim Destani, i cili klubin e kishte marrë mbi supet e tij në një kohë kur rrezikohej të shuhej, ndërsa tani ia ka marr primatin gjigantit, Vardarit.

- Advertisement -

Krahas triumfit të tyre, tifozët shqiptarë, “Ballistët” po e festonin edhe rënien nga liga të rivalit të tyre, Vardarit.

Por, jo vetëm kaq. Se futbolli maqedonas ka rënë në duart e klubeve të shqiptarëve të atjeshëm e konfirmon fakti se sivjet ligën e Maqedonisë së Veriut në garat evropiane të UEFA-s do ta përfaqësojnë tri klube shqiptare dhe asnjë maqedonase.

Derisa Shkëndija do të marrë pjesë në kompetecionin e Ligës së Kampionëve, Shkupi e Struga do të garojnë në kompetecionin e ri të UEFA-s, Conference League. Të dyja këto klube shqiptare janë radhitur pas Shkëndijës në pozitat dy dhe tre.

- Advertisement -

Dihet se Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë në “Euro 2020”, në të cilin kualifikim është ndihmuar me të madhe nga futbollistët e saj shqiptar e po ashtu nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut, e cila po ashtu viteve të fundit po udhëhiqet nga presidenti shqiptar, Muamed Sejdini.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit