-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Serbia si Wuhani, Vuçiç po i lë boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut të vdesin nga COVID-19

Rekomandime

Qeveria serbe po akuzohet nga disa media serbe si dhe nga disa media të huaja për neglizhencë ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve në Spitalin e Përgjithshëm të Novi Pazarit.

- Advertisement -

Situata me COVID-19, në Novi Pazar është rënduar dhe sipas disa fotografive të publikuara në rrjete sociale, shihet se nuk ka shtretër të mjaftueshëm dhe qytetarët e sëmurë janë të shtrirë në tokë e korridore.

Nga “European Western Balkans“

E quajnë Wuhani i ri i Europës. Prej më shumë se një muaji, qytetarët e Novi Pazarit kanë ngritur alarmin se situata e krijuar nga COVID-19 në Sanxhak po del jashtë kontrollit. Në ato pak media që u drejtojnë mikrofonin, boshnjakët, shqiptarët dhe turqit që jetojnë në Novi Pazar thonë se po lihen të vdesin nga shteti serb dhe se kapacitetet e institucioneve shëndetësore janë tejkaluar prej javësh. Pothuajse të gjithë kanë së dyshime se numri i vdekjeve nga koronavirusi në këto komuna është shumë mi e lartë ai që tregojnë statistikat zyrtare.

- Advertisement -

Pas publikimit të disa videove nga Spitali i Përgjithshëm në Novi Pazar në mediat sociale, të cilat tregonin pacientë të shtrirë në korridoret pasi shtretërit e spitalit ishin mbushur tashmë, në media shpërthyen edhe pretendimet se dhjetëra familje të tëra humbën jetën nga COVID–19. Sikur të mos mjaftonte kjo, portali i sponsorizuar nga BE, “European Western Balkans” shkruan sot se qeveria serbe ka porositur blerjen urgjente të qindra arkivoleve prej kallaji në Novi Pazar, duke ngritur shqetësimin se epidemia në Sanxhak ka marrë ritme të frikshme.

Kryeministrja serbe Ana Brnabić dhe Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar vizituan Novi Pazarin me 30 qershor, ku u pritën nga një grup i qytetarëve të pakënaqur që i bërtisnin “të keni turp “, “hajdutë” dhe “largohuni”. Përkundër kësaj, Kryeministrja dhe Ministri iu drejtuan qytetarëve të mbledhur para Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar në prani të drejtorit të spitalit, Meho Mahmutoviç, i cili u shtrua në spital një ditë pas kësaj vizite për shkak të COVID-19.

- Advertisement -

“Ju keni dëgjuar se po mbahen nga 30 funerale në ditë dhe se respiratorët nuk po funksionojnë. Të gjitha këto janë tregues se sa shpejt po përhapen lajmet e rreme dhe dezinformimi, “tha Brnabiç para qytetarëve të mbledhur.

Sidoqoftë, portali serb “Nova.rs” thekson se qytetarët e pakënaqur të Novi Pazarit konfirmuan për gazetarët se lajmërimet e vdekjeve u hoqën natën para ardhjes së zyrtarëve nga Beogradi. Ky portal raporton se vetëm atë ditë, me 29 qershor, kishte rreth 30 funeralë, dhe se qytetarët tregojnë se të paktën 100 njerëz vdiqën në një periudhë prej shtatë ditësh.

“Merçenarët e regjimit e i hoqën lajmërimet, për të treguar se gjithçka është në rregull, se gjithçka lulëzon. Por njerëzit po vdesin. Njëqind njerëz vdiqën, mund tua garantoj, në një periudhë prej shtatë ditësh” thotë Aladin Paučinaç për “Nova.rs”.

“A ishin zgjedhjet më të rëndësishme se jeta jonë?”

Serbia është vendi i parë që zhvilloi zgjedhjet në mes të pandemisë së koronavirusit. Dyshimet për manipulimin e statistikave zyrtare përpara zgjedhjeve të 21 qershorit u konfirmuan nga Rrjeti Ballkanik i Raportimit Hetimor (BIRN) një ditë pas zgjedhjeve duke publikuar një artikull që përmbante të dhëna nga sistemi zyrtar i informacionit shtetëror, sipas të cilit numri i vdekjeve dhe infeksioneve në Serbia nga koronavirus është shumë herë më e lartë se sa është shpallur publikisht.

BIRN gjithashtu shkruante se numri i personave të infektuar rishtas në javën që u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe lokale ishte disa herë më i lartë se sa ishte paralajmëruar, gjë që ka çuar në supozime se numrat janë fshehur në mënyrë që sa më shumë njerëz të merrin pjesë në zgjedhje.

“A ishin zgjedhjet më të rëndësishme se jeta jonë?” Kjo ishte pyetja e parë që qytetarët e Novi Pazarit i bënë kryeministres dhe ministrit. E para që foli ishte Senada Jašareviç, nëna e së cilës ndërroi jetë një natë para ardhjes së politikanëve, ndërsa në spital nuk ka vend për babanë e saj, i cili është në gjendje të rëndë.

“Unë duhet të them se është gjithçka gënjeshtër. Është gënjeshtër që kemi oksigjen, që kemi punonjës shëndetësie, që kemi kushte. Ne nuk kemi asgjë, njerëz! Ka një kolaps të përgjithshëm të sistemit shëndetësor. Nuk na duhen deklarata, zgjedhjet kanë mbaruar. A ishin zgjedhjet më të rëndësishme se jeta jonë? Se nënat, vëllezërit tanë? ”, i tha Jašareviç kryeministres.

Ajo shtoi se është e vërtetë që nuk ka asgjë në Novi Pazar, sepse nëna e saj vdiqa për shkak të mungesës së oksigjenit.

Duke folur në Radio Televizionin e Serbisë më 2 korrik, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Spitali i Përgjithshëm në Novi Pazar ishte “më i miri i Serbisë”, duke iu përgjigjur pretendimeve se spitali nuk kishte më oksigjen dhe as respiratorë. “Sidoqoftë, nuk ka mjaft mjekë, infermierë dhe pajisje”, thonë punëtorët e Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar për “Nova.rs.

“Ne jemi të dekurajuar dhe nuk kemi më forcë të luftojmë. 11 njerëz vdiqën dje” tha njëri nga mjekët.

“Një nga një, edhe infermierët gjithashtu po sëmuren. Ne nuk kemi oksigjen të mjaftueshëm, për 100 njerëz dhe po i kthejmë në shtëpi me pneumoni … Kapacitetet janë plot, dy persona po rrinë në një shtrat, ne bëjmë infuzione në korridor” tha një nga infermierët.

Një punonjës tjetër shëndetësor tregoi për “Nova.rs” se “ne nuk kemi pajisje, madje edhe as repiratorët që Presidenti Vuçiç na dorëzoi personalisht më 6 prill ishin vetëm një reklamë, por nuk ka as gjurmë prej tyre. Ne menaxhojmë dhe dhurojmë vetë, në mënyrë që të blejmë pajisjet mjekësore që shteti duhet të na kishte dhuruar, dhe më e keqja është se presidenti nuk përgjigjet, nuk ndihmon, thotë se gjithçka është nën kontroll, ndërsa dhjetëra njerëz vdesin këtu çdo ditë. “

Një grup mjekësh dhe infermierësh i kanë kthyer shpinën në shenjë proteste kryeministres Ana Brnabić dhe ministrit Zlatibor Lončar. Qytetarët protestuan gjithashtu të Dielën, 5 Korrik, kur disa qindra prej tyre shkruan “Ndihmë” me trupat e tyre si një mesazh në qendër të qytetit. Më parë, shumë qytetarë të Serbisë, si dhe figura publike, iu përgjigjën thirrjes për ndihmë.

Sidoqoftë, qytetarët e Novi Pazarit janë ende në qendër të epidemisë, dhe të dhënat zyrtare të fundit në dispozicion nga 7 korriku tregojnë se 15 persona vdiqën në 24 orët e fundit, se tetë persona janë në respirator, ndërsa 363 pacientë janë duke u trajtuar.(Gazeta “Si”)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit