1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Serbia sulmon Agimin, ky iu përgjigjet!

Rekomandime

Serbia e shikon me një sy të urrejtjes Agim Ademin, presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Mediat serbe pa pikë marre shkarravisin dhe e quajnë Ademin, president i një të ashtuquajture Federatë e Futbollit të Kosovës.

Propaganda e fëlliqur si gjithmonë e Serbisë, sepse e dinë fortë mirë se FFK është pjesë e barabartë e UEFA-së dhe e FIFA-së si të gjitha federatat tjera të botës. Por Serbia si gjithmonë e ushqen me gënjeshtra lexuesin e vet serb! “Presidenti i Shoqatës së Futbollit Agim Ademi i Kosovës mohoi sot pretendimet e mediave se një letër iu është dërgua federatës nga Federata Botërore (FIFA), me një rekomandim për të lejuar ndeshjen e Kupës së Serbisë midis Trepçës dhe Cërvena Zvezdës në Mitrovicën veriore të Kosovës”, kështu shkruan mes të tjera Kurir.

- Advertisement -

“Ne nuk kemi marrë asnjë email nga FIFA, thjesht kemi lëshuar një kërkesë që ndeshja të mos luhet në territorin e Kosovës, sepse ky është një kampionat krejtësisht tjetër, Serbia e di atë gjithashtu”,tha Ademi për portalin ‘Kossev’.

Ai shtoi se edhe nëse ata do të merrnin një rekomandim të tillë nga FIFA ose UEFA, kërkesa që ata ia përcollën institucioneve të sigurisë së Kosovës ‘nuk mund të tërhiqet’.

“Tani është në duart e shtetit, ne gjithashtu kemi paraqitur një kërkesë në ministrinë dhe policinë e Kosovës që të mos e luajnë ndeshjen”, tha Ademi.

- Advertisement -

Serbia vazhdon ta sulmojë Ademin, sepse ata e dinë fortë mirë se ky njeri ka qenë pjesë edhe në pavarësimin e futbollit të Kosovës nga ai serbosllav dhe e shohin me një sy të urrejtjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit