1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sërish protesta të dhunshme në Beograd dhe Novi Sad (VIDEO)

Rekomandime

Policia serbe ka përdorur gaz llotsjellës për të shpërnadarë protestuesit para Kuvendit të Serbisë, të cilët po kundërshtojnë shtrëngimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

- Advertisement -

Protestuesit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të policisë.

Protesta janë organizuar edhe në qytete tjera.

Në Novi Sad, protestuesit dëmtuan ndërtesën e Bashkisë në qendër të qytetit. Gjatë protestës, një zjarr ka shpërthyer në hyrje të ndërtesës.

- Advertisement -

Më parë, protestuesit në atë qytet u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e Radio Televizionit të Vojvodinës (RTV).

Gjatë protestës, u goditën me gurë ambientet e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet (SNS).

- Advertisement -

Protesta përkrahet edhe nga partitë opozitare serbe.

Më 7 korrik, pas një konference për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, qindra qytetarë u mblodhën para parlamentit serb për të kundërshtuar paralajmërimet për rivendosjen e orës policore.

Nga përleshjet para ndërtesës së parlamentit serb, mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të policisë dhe protestues.

Të mëkurën, presidenti serb, tha se Shtabi i Krizës mesiguri se nuk do të propozojë vendosjen e orës policore.

“Unë jam kundër që të mos vendoset ora policore”, tha Vuçiq, duke shtuar se një masë e tillë do të ndihmonte në përmirësimin e situatës me pandeminë.

Ai tha se protestat nuk kanë të bëjnë me koronavirusin por ato janë “dhunë politike” ndaj institucioneve të Serbisë.

Pamjet mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm të B92.

https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2020&mm=07&dd=08&nav_category=12&nav_id=1704845

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit