1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Serwer për Richard Grenell: Ai është mashtrues, jo diplomat

Rekomandime

Eksperti për Ballkanin Perëndimor Daniel Serwer ka folur rreth zhvillimeve të fundit në dialogun Kosovë – Serbi dhe rreth situatës midis dy shteteve në përgjithësi.

Ai i pyetur lidhur me deklaratën e tij për ish të dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ku pati deklaruar se “nuk është mik i kosovarëve”, e ka quajtur ish-shefin e inteligjencës së SHBA-së, mashtrues dhe jo diplomat.

- Advertisement -

Grenelli, tashmë është duke punuar si analist në televizionin konservator të lajmeve Newsmax në SHBA.

”Grenell duhet të shmanget nga kushdo qoftë në Serbi apo Kosovë, që ia dëshiron të mbarën dialogut. Ai është mashtrues, jo diplomat”, tha ai.

Më tej, Serwer ka deklaruar se Marrëveshja e Washingtonit nuk vlen më shumë se dy copa letre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit