2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shalqini kalbet në fushat e Myzeqesë, fermerët: Pa kosovarët jemi të mbaruar

Rekomandime

Sipërfaqe të tëra me shalqi janë kalbur në fushat e Lushnjes dhe Divjakës. Fruti ka kaluar në tejpjekje dhe fermerët nuk mund ta nxjerrin më në treg. Shtimi i sipërfaqeve të kultivuara dhe mungesa e tregut janë shkaqet kryesore që po çojnë në faliment fermerët e këtyre zonave.

- Advertisement -

Haxhi Kasapi nga fshati Karbunare e Lushnjes ka mbjellë një 1 hektarë me shalqi që i ka kushtuar rreth 500 mijë lek. Edhe pse prodhimi është i bollshëm nuk arrin të mbyllë dot shpenzimet.

“Kam mbjellë një sipërfaqe prej 1 ha dhe shpenzimet kanë qenë rreth 5 mln lekë të vjetra është shitur gjysma me një çmim deri në 50-70 lekë të vjetra dhe gjysma tjetër ka mbetur pa shitur siç e shikoni ka kaluar pjekjen nuk shitet më janë 300 kuintal të pashitura”, tha një fermer.

Edhe në Divjakë është e njëjta panoramë e trishtë.

- Advertisement -

Fermeri Hafiz Spaho ka mbjellë 2 dynym me shalqi dhe ka prodhuar 1200 kuintal, por nuk ka shitur as gjysmën e prodhimit. Sipas tij problemi kryesor është mungesa e tregut me Kosovën.

“Sot 40 lekë kilja, bëjnë edhe naze, nuk bëhet kështu! Kështu siç është nisur nuk bëhet, nuk po vijnë tregtarë, nuk po vijnë kosovarët, por nuk erdhën këtu kosovarët, këtu ke mbaruar”, tha fermeri.

- Advertisement -

Humbjet thotë se janë të mëdha, ndaj tani është në vështirësi për të zhvilluar aktivitetin me kultura të tjera bujqësore.

“E kam blerë fidanin 300 lekë një fije kam marrë 8000 mijë bimë herë 300 bëjnë 2 mln 400 mijë lekë të vjetra që unë për vetë me kanë futur aq thellë në tokë sa nuk e ngre kokën, më ka ardhur koha të mbillet lakra dhe nuk kam para ta mbjellë”– tha fermeri.

“Po ça është prioritet në këtë bereqet ku të shkoj unë ku të mbytem. I kam humbjet nja 4 mln lekë. Kemi ngelur në dorë të zotit! Nuk kemi se çfarë të bëjmë!”– tha me tej.

Mungesa e tregut është problem edhe në zonën e Imshtës, prodhuesi i dytë më i madh i shalqinit, pas Divjakës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit