1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

SHBA dërgon 20 Policë të Gardës Kombëtare Amerikane në Kosovë

Rekomandime

Media serbe “Novosti” ka njoftuar bazuar në një shkrim të agjencisë AP, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë në Kosovë 20 pjesëtarë të Policisë Ushtarake të Gardës amerikane të Kentakit në Kosovë, të cilët do të jenë mbështetje e trupave ushtarake të NATO-s.

Në njoftim thuhet se ShBA do të dërgojnë me 5 janar 20 pjesëtarë të Policisë Ushtarake të Gardës Kombëtare Amerikane të Kentakit në Kosovë në mision njëvjeçar.

- Advertisement -

Ushtarët janë në përbërje të Njësive ushtarake policore që janë të trajnuara për mbrojtje kundër terrorizmit, sigurisë zonal dhe operacioneve inteligjente policore.

Siç ka transmetuar agjencia AP, ushtarët policorë amerikanë do të ofrojnë mbështetje si oficerë në përbërje të trupave të NATO-s në Kosovë.
Mësohet se ushtarët amerikanë do të nisen në Kosovë sot me 5 janar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit