6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

SHBA dërgon 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

Rekomandime

SHBA thotë se do të sigurojë 300 milionë dollarë shtesë ndihmë për mbrojtjen në Ukrainë.

Paketa më e fundit përfshin sisteme raketash të drejtuara me lazer, dronë taktikë, Humvee, syze për shikim natën, mitralozë dhe furnizime mjekësore.

- Advertisement -

Kjo do të thotë që SHBA-ja tani ka dhuruar 1.6 miliard dollarë për Kievin që nga fillimi i agresionit rus më shumë se pesë javë më parë, përcjell Telegrafi.

Në një deklaratë, Departamenti i Mbrojtjes tha se financimi i ri “përfaqëson fillimin e një procesi kontraktimi për të ofruar mundësi të reja për Forcat e Armatosura të Ukrainës”.

Gjithashtu të premten, Departamenti i Tregtisë i SHBA-së vendosi sanksione ndaj 120 njësive në sektorët e mbrojtjes, hapësirës ajrore dhe detare ruse dhe bjelloruse.

- Advertisement -

“Vendimi i Vladimir Putinit për të sulmuar Ukrainën e ka izoluar vendin dhe ekonominë e tij nga tregtia globale dhe veprimi i sotëm e çon më tej atë izolim”, tha Sekretarja e Tregtisë, Gina Raimondo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit