1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SHBA-ja dhe Rusia përfundojnë pa sukses bisedimet për Ukrainën

Rekomandime

Diplomatët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë, kanë zhvilluar bisedime në Gjenevë, në një përpjeke të vazhdueshme për të lehtësuar tensionet e ngritura prej javësh, mes shqetësimeve se Rusia do ta pushtojë Ukrainën, pavarësisht paralajmërimeve për pasoja të rënda.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u takuan më 21 janar në përpjekje që të shmangin një Iuftë të mundshme në Evropë.

- Advertisement -

Në disa deklarime menjëherë pas takimit, Lavrov ka thënë se shpreson që “emocionet do të ulen”, pas bisedimeve “të sinqerta” me Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë qenë “të hapura” dhe “të dobishme”, ndonëse nuk është arritur te ndonjë pikë kthese në bisedime.

As bisedimet e disa ditëve më parë nuk kanë arritur të krijojnë një urë për të tejkaluar ndasitë në mes të kryeqyteteve të Perëndimit dhe Moskës.

Blinken, në anën tjetër, ka paralajmëruar për kundërpërgjigje “të shpejtë dhe të ashpër” nëse Rusia pushton Ukrainën, por theksoi se Uashingtoni mbetet i hapur për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën.

- Advertisement -

Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në Krime dhe pranë kufijve të Ukrainës, duke ngritur alarmin në kryeqytetet perëndimore se Moska po përgatit veprime të mëtejshme ushtarake kundër Ukrainës.

Moska tashmë mbështet Iuftëtarët separatistë në një Iuftë të vazhdueshme në Ukrainën lindore që ka marrë jetën e më shumë se 13,200 personave që nga viti 2014, të njëjtin vit kur aneksoi ilegalisht Krimenë.

- Advertisement -

Para takimit të Gjenevës, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se Rusia “nuk ka frikë nga askush, madje as nga SHBA-ja”, duke iu përgjigjur një pyetjeje të CBS News nëse “Ukraina e frikëson Rusinë”.

Inteligjenca ushtarake ukrainase tha më herët se Rusia po rekrutonte në mënyrë aktive “mercenarë” dhe po i dërgonte ata për stërvitje intensive në zonat e kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore.

Shtetet e Bashkuara nuk presin t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me Rusinë për Ukrainën në bisedimet në Gjenevë të premten, por presin të shohin nëse diplomacia mbetet një opsion i zbatueshëm, tha Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, pas mbërritjes në takim.

“Ky është një moment kritik. Ju keni të drejtë: ne nuk presim t’i zgjidhim mosmarrëveshjet tona këtu sot”, tha Blinken në fjalën e hapjes për bisedimet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Por, unë shpresoj dhe pres që ne të mund të shohim nëse rruga e diplomacisë, e dialogut, mbetet e hapur. Ne jemi të përkushtuar për të ecur në atë rrugë, për t’i zgjidhur dallimet tona në mënyrë paqësore”, shtoi Blinken.

Që para nisjes për në Gjenevë, Blinken kishte theksuar se nuk parashikon një përparim në këto bisedime, të cilat, siç tha ai, duke pasur parasysh gjendjen ku ndodhen bisedimet, duhet të eksplorojnë nëse mund të vazhdohet vërtet të ndiqet rruga diplomatike për zgjidhjen e kësaj krize.

“Rusia mund të zgjedhë rrugën e diplomacisë dhe dialogut ose konfrontimin dhe pasojat”, tha Blinken më 20 janar, në një intervistë për televizionin gjerman ZDF.

Moska dëshiron që trupat e huaja të NATO-s të largohen nga Rumania dhe Bullgaria si pjesë e kërkesave të sigurisë që po kërkon nga aleanca e udhëhequr nga SHBA, tha të premten Ministria e Jashtme ruse para bisedimeve Rusi-SHBA në Gjenevë.

Rusia dëshiron “tërheqjen e forcave të huaja, pajisjeve dhe armëve” nga vendet që nuk ishin anëtare të NATO-s para vitit 1997, duke përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë, tha ministria në një deklaratë.

Moska është e zemëruar për mbështetjen ushtarake perëndimore për Ukrainën.

Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë thënë se shumica e kërkesave të Rusisë nuk janë fillestare.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha në një konferencë shtypi më 19 janar se Rusia do të përballet me pasoja të rënda ekonomike nëse ndodh një ofensivë ushtarake.

Rusia mohon planifikimin e një pushtimi, edhe pse shton retorikën Iuftarake dhe kërkon një listë garancish sigurie.

Kërkesat përfshijnë një premtim nga NATO për të mos pranuar kurrë Ukrainën dhe për një tërheqje të konsiderueshme të aleancës nga Evropa Lindore./Rel/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit