0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

ShBA-ja e shqetësuar rreth UFO-ve: “Dikush po i ndal armët tona bërthamore”, thuhet ne raportin që do të publikohet këtë muaj

Rekomandime

Një grup i politikanëve të lartë amerikanë ka paralajmëruar se UFO-t paraqesin shqetësime për sigurinë kombëtare, pasi morën informata konfidenciale rreth një raporti të shumëpritur për fenomenet e paidentifikuara ajrore, që pritet të publikohet më vonë këtë muaj.

The Guardian

- Advertisement -

Disa anëtarëve të Kongresit iu dhanë hollësi të avancuara rreth përmbajtjes së raportit të Pentagonit, i cili pritet të publikohet më 25 qershor, dhe disa kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuar për të gjeturat, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Qartazi, diçka që ne s’mund ta trajtojmë është duke ndodhur”, tha Tim Burchett, kongresist i Partisë Republikane nga Tennessee.

Reklamë

- Advertisement -

Viteve të fundit janë publikuar disa video ku shihen fenomene të paidentifikuara ajrore, përfshirë pamjet nga një aeroplan luftarak i tipit F-18, ku shihet një objekt me formë të zgjatur duke fluturuar afër San Diegos më 2004.

Fotografitë dhe videot e prillit të këtij viti, të bëra nga personeli i forcave detare, shfaqnin objekte në formë trekëndëshi që qëndronin në qiell, ndërsa në maj rrodhën disa pamje të siguruara nga ushtria, ku shihet një objekt fluturues me formë ovale afër një anije të forcave detare në San Diego.

- Advertisement -

“Ne e marrim seriozisht çështjen e fenomeneve të pasqaruara ajrore deri në pikën ku ne po merremi me sigurinë e personelit ushtarak të ShBA-së apo interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, prandaj dëshirojmë të dimë se me çfarë kemi të bëjmë”, tha Sean Patrick Maloney, kongresist i Partisë Demokratike nga Nju Jorku, për gazetën “The New York Post”.

Javën e kaluar, Luis Elizondo, ish-drejtor i Programit për Identifikimin e Kërcënimeve të Avancuara Ajrore, i tha gazetës “The Washington Post” se fenomenet e paidentifikuara ajrore paraqesin kërcënim serioz.

“Në këtë vend kemi pasur incidente ku këto fenomene të paidentifikuara ajrore kanë ndërhyrë dhe në të vërtetë i kanë çaktivizuar kapacitetet tona bërthamore”, tha ai.

“Ne gjithashtu kemi të dhëna që sugjerojnë se në shtetet tjera, këto gjëra kanë ndërhyrë në teknologjinë bërthamore dhe në fakt e kanë aktivizuar atë”, shtoi Elizondo.

Një teori është se këto UFO mund të jenë pajisje të avancuara fluturuese të Rusisë apo Kinës, por kongresisti Burchett e mohoi këtë. “Mendoj se kjo është qesharake. Nëse rusët do të kishin teknologji të UFO-ve, do të na zotëronin tani. Duhet të jetë diçka që është jashtë galaktikës sonë, thjesht duhet të jetë, nëse është e vërtetë”, tha ai.

Këtë teori e mohoi edhe Elizondo. “Jemi goxha të bindur se kemi të bëjmë me një teknologji që përbëhet nga shumë gjenerata, disa gjenerata para asaj që ne e vlerësojmë si teknologji e gjeneratës së ardhshme, prandaj çfarë do të vlerësonim si teknologji përtej gjeneratës së ardhshme – diçka që mund të jetë mes 50 deri në 1.000 vjet para nesh”, tha Elizondo.

Versioni i paklasifikuar i raportit për UFO-t, i cili do të jetë i qasshëm për publikun, do të përmbajë një tregues të klasifikuar, që mund ta parandalojë publikimin e të dhënave më të ndjeshme.

Adam Schiff, udhëheqës i Komisionit për Inteligjencë në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se takimi i kësaj jave ishte interesant. “Unë mësova gjëra që qartazi ishin të reja për mua, por mendoj se do ta lë me kaq”, tha politikani para gazetarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit