12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Selimi: Kemi dal në protesta e prapë do të dalim kundër Zajednicës

Rekomandime

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që të unifikojnë qëndrimet e tyre kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi me formimin e tij do të përfitojë vetëm Serbia.

- Advertisement -

Gjatë fjalimit në interpelancën me kryeministrin Avdullah Hoti për themelimin e asociacionit, deputeti Selimi ka paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosje serish do të organizojë protesta nëse një gjë e tillë do të jetë e domosdoshme.

“Hajde, bëhemi bashkë kundër Zajednicës, nuk na duhet gjë Zajdenica. Asgjë nuk fiton Kosova nga Zajednica. Ju e dini kush përfiton nga Zajednica. Unë shpesh here jam munduar t’ia rikujtoj që kundërshtimi ynë për Zajednicën ka qenë për mbrojtje të integritetit dhe karakterit unitar të Republikës së Kosovës. Sa i përket asaj që i kemi nxjerrë njerëzit në protesta, rikujtojmë se nuk i kemi nxjerrë njerëzit në protesta, por kemi dalë në protesta dhe prapë do të dalim”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit