12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Fushata e Përparim Ramës në Facebook, në një foto i mori vetëm 12 “like”

Rekomandime

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës po bën një fushatë të qetë nëpër kryeqytet. Pas takimeve, Përparim Rama po i poston aktivitetet në Facebook. Reagimet dhe interaksionet në këtë rrjet social i ka deri diku – jo aq të shumta, por jo edhe krejt të pakta.

Megjithatë, në disa foto, brenda postimeve të tij bazike, “like”-at i ka të ulët në numër. Në ndonjërën nga to, ka edhe më pak se 20 pëlqime dhe zero komente.

- Advertisement -

E tillë është edhe një e datës 3 gusht. Atë foto nuk e pëlqyen më tepër se 12 veta. Askush nuk ia komentoi.

Në njërën nga disa fotot e aktivitetetit që e reklamoi në Facebook, më 30 korrik, Rama mori 25 “like”. Asnjë interaksion tjetër nuk pati në të.

- Advertisement -

Jo gjithaq të numërta nuk ishin pëlqimet që Rama mori as kur e bëri “share” një postim të “Vrojtuesve të Lagjes”. Për këtë mori 149 like dhe 13 komente.

- Advertisement -

Por, numri i pëlqimeve është më i lartë në raste tjera.

Në postimin e 2 gushtit, me rastin e takimit me tenorin Ramë Lahaj, Përparim Rama mori 692 like, 4 “comments” dhe 15 “shares”.

Në ndonjë rast, megjithatë, kandidati i LDK-së për Prishtinën ia ka dalë ta arrijë shifrën prej 1 mijë reagimeve e interaksioneve.

Kjo ndodhi me një postim të 24 korrikut kur ai u pëlqye prej më tepër se 1 mijë e 100 vetave. Për foton me tekst u bënë 61 komente, ndërsa ajo u shpërnda 9

Rama është një arkitekt me profesion. Ai ka bërë karrierë kryesisht jashtë Kosovës.

E çfarë i përmendet shumë në vendlindje është projekti i tij si arkitekt i një lagjeje me shtëpi banimi, që planifikohej të ndërtohej afër liqenit të Badovcit.

Ky plan u ndal së realizuari për shkak të zhurmës së madhe që u bë si pasojë e mospajtimeve të shumta të qytetarëve dhe shoqërisë civile. Projekti u stopua nga qeveria e atëhershme, kur në pushtet, bashkë me Vetëvendosjen, ishte edhe partia që tashti e kandidoi për kryetar të Prishtinës, LDK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit