5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Qytetari i Shqipërisë ua lë policëve të Kosovës 10 euro “për kafe”, përfundon në pranga

Rekomandime

Në pikën kufitare në Vërmicë, një qytetar i Shqipërisë është arrestuar për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

Në orën 05:55 minuta, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, një shtetas nga Shqipëria gjatë kalimit të kufirit Shqipëri – Kosovë, kishte tentuar që t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë gjatë kontrollave të kalimit kufitar”.

- Advertisement -

“Shtetasi shqiptar me inicialet Q.H, i lindur në vitin 1971, gjatë procesit të kontrollit, në pasaportën e tij kishte lënë një kartëmonedhë (10 euro), dhe kur është pyetur nga zyrtari kufitar për kartëmonedhën, i njëjti ishte përgjigjur se i kishte lënë për kafe.

Me këtë rast zyrtarët policorë kanë marrë masat e nevojshme, është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit personi i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës si dhe kartëmonedha është konfiskuar si dëshmi materiale, thuhet në kumtesë, transmeton Klankosova.tv.

Pas perfundimit të procedurave personi i dyshuar, me urdhër të prokurorit është dërguar në qëndrën e ndalimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit