15.5 C
London
E shtunë, 16 Tetor, 2021

SHBA-ja me lajm të madh për liberalizimin e vizave për Kosovën

- Advertisement -spot_imgspot_img
- Advertisement -spot_imgspot_img

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që drejtohet nga kongresmenti Eliot Engel, ka dalë në përkrahje të plotë të Kosovës, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i liberalizojë vizat për kosovarët.

Një reagim i tillë i Komitetit për Punë të Jashtme që drejtohet nga Engel ka ardhur pasi ditë më parë Komiteti LIBE i Parlamenti Evropian ka mbështetur edhe një herë Kosovën për çështjen e liberalizimit të vizave.

Nga ky institucion thonë se Bashkimi Evropian duhet të dëgjojë rekomandimin e Parlamentit Evropian dhe t’i liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës.

“ Parlamenti Evropian ka të drejtë. Bashkimi Evropian duhet t’ia liberalizojë vizat edhe Kosovës”, thuhet në reagimin e Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësForeign Affairs Committee✔@HouseForeign

Për çështjen e liberalizimit të vizave sot ka folur edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, e cila ka thënë se do të bëjë çmos që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Fajon gjithashtu ka treguar se është takuar edhe me ministren e Brendshme të Finlandës, të cilës thotë se ia ka rikujtuar faktin se Republika e Kosovës ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave.

“Kam takuar ministren e Brendshme të Finlandës këtë javë në Bruksel. Kemi pasur një diskutim shumë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. Mes tjerash, unë i kam përsëritur që Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, që BE-ja ka premtuar se do t’ia jap (liberalizimin), dhe që Këshilli vazhdon ende të refuzojë të veprojë. Unë i bëra thirrje asaj që ta vendosë përsëri në tavolinë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën”, është shprehur Fajon.

Ndër të tjera raportuesja për Kosovën ka pasur edhe një thirrje për institucionet dhe politikën kosovare duke u thënë që të ruajnë progresin e arritur vitet e kaluara dhe të mos bëjnë hapa mbrapa në aspektin e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Sidoqoftë, është vitale që Kosova të vazhdojë me përmbushjen e të gjitha kritereve dhe të mos bëjë hapa mbrapa në progresin e mirë që është bërë viteve të fundit. I bëj thirrje Kosovës që të vazhdojë të punojë afër me të gjitha institucionet e Bashkimit Evropian dhe të angazhohet në mënyrë aktive në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka përfunduar eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon.

Ndërkohë ende nuk ka një datë të saktë se kur mund të ndodh heqja e vizave. Deputeti gjerman i CDU/CSU, Peter Beyer, gjatë vizitës së tij në Prishtinë ka thënë se liberalizimi mund të jetë një dhuratë për Krishtlindje.

Por as nga BE’ja e as Fajon nuk pranojnë që të japin ndonjë afat kohorë se kur mund të ndodh heqja e regjimit të vizave.

Disa e ndërlidhin me dialogun e Brukselit dhe arritjen e një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë nga BE’ja vazhdojnë të përmendin luftën që duhet bëjë Kosova ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

- Advertisement -spot_imgspot_img
Latest news
- Advertisement -spot_img
Related news
- Advertisement -spot_img