3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

SHBA-ja me plan të ri, do të mbajë 100 mijë ushtarë të stacionuar në Evropë

Rekomandime

Në një të ardhme të parashikueshme, SHBA-ja do të mbajë 100 mijë ushtarë të stacionuar në Evropë.

Kjo do të ndodhë nëse Rusia shton kërcënimet ndaj Suedisë dhe Finlandës ose anëtarëve tjerë të NATO-s, thanë disa zyrtarë amerikanë.

- Advertisement -

Numri i ushtarëve amerikanë mund të rritet përkohësisht nëse NATO kryen më shumë stërvitje ushtarake në rajon dhe Shtetet e Bashkuara mund të krijojnë baza shtesë në Evropë nëse mjedisi i sigurisë ndryshon, thanë zyrtarët.

Plane të tilla po shqyrtohen pas takimit të djeshëm të liderëve të NATO-s në Bruksel dhe rekomandimet do të prezantohen në samitin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në qershor.

Shtetet e Bashkuara e rritën kontigjentin e tyre në Evropë nga 60.000 ushtarë para pushtimit rus të Ukrainës, në rreth 100.000 ushtarë. Forcat që u bashkuan pas pushtimit të Ukrainës u vendosën kryesisht në vendet e krahut lindor të NATO-s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit