1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SHBA-ja sanksionon operatorin e gazsjellësit Nord Stream 2

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka urdhëruar administratën e tij që të vendosë sanksione ndaj operatorit të tubacionit të gazit natyror, Nord Stream 2 (Rrjedha Veriore 2,) në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Biden njoftoi për këtë vendim më 23 shkurt, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen Gjermanisë në vendosjen e sanksioneve ndaj gazsjellësit që sjellë gaz rus në Gjermani.

- Advertisement -

“Kam urdhëruar administratën time që të vendosë sanksione ndaj Rrjedhës Veriore 2 AG dhe zyrtarëve të korporatës”, tha Biden përmes një deklarate.

Sanksionet ndaj gazsjellësit Rrjedha Veriore 2 vijnë një ditë pasi SHBA-ja vendosi pakon e parë të sanksioneve, në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

“Siç e kam bërë të qartë, ne nuk do të hezitojmë që të ndërmarrim hapa të mëtejmë nëse Rusia vazhdon ta përshkallëzojë” krizën, tha presidenti Biden.

- Advertisement -

Gjermania më 22 shkurt ka pezulluar për një kohë të pacaktuar projektin e gazsjellësit, që ka për qëllim dërgimin e gazit nga Rusia në Gjermani. Ky vendim erdhi pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njohu si shtete të pavarura rajonet në lindje të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, që janë nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Moska.

Gazsjellësi ka përfunduar, por nuk është funksionalizuar pasi ishte në pritje të certifikimit nga rregullatorët gjermanë.

- Advertisement -

Kritikët e këtij projekti, përfshirë Biden dhe shumë anëtarë të Kongresit amerikan, kanë thënë se ky gazsjellës do të rrisë varësinë e Evropës ndaj gazit natyror rus dhe do të cenojë Ukrainën, pasi e privon atë nga tarifat e transitit, pasi nuk kalon nëpër Ukrainë.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, ka thënë se Gjermania do të jetë në gjendje që të plotësojë nevojat e energjisë pa gazin rus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit