Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombardues me rreze të gjatë në Norvegji për herë të parë. Katër bombardues B1 do të veprojnë nga baza ajrore Oland gjatë javëve të ardhshme.
Kjo lëvizje po shihet si një mesazh për Moskën, që SHBA janë të gatshme të mbrojnë aleatët e tyre në rajonin e Arktikut të kontestuar strategjikisht.
Ky vend është i pasur me naftë dhe gaz.
Sipas ligjit ndërkombëtar, Poli i Veriut dhe oqeani që e rrethon nuk janë në pronësi të asnjë vendi.