1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

SHBA/ Shqiptari kampion bote: Krenari të ngrija në podium flamurin kuq e zi

Rekomandime

Sportisti shqiptar Enea Lapa, jeton në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga viti 2016. Prej rreth 3 vitesh, ai është pjesëmarrës i rregullt në kampionatet për Artet Marciale të organizuara në SHBA, ku dhe është shpallur disa herë kampion në “Brazilian Jiu Jitsu“.

- Advertisement -

Enea tregon si e ka nisur rrugëtimin e tij në fushën e sportit, karrierën dhe trofetë më të mëdha që ka fituar. “Kampionati botëror ka qenë eventi më i rëndësishëm për mua, sepse kur nisa të marr pjesë në këtë sport, doja të shpallesha kampion bote. Vitet e para ishin më të vështirat, pasi vetëm merrja pjesë në kampionate dhe nuk arrija asnjë fitore, por shokët e skuadrës më shtynin që të punoja dhe stërvitesha më shumë”,- fillon rrëfimin e tij kampioni shqiptar.

“Gjatë këtij viti kam marrë pjesë në disa kampionate, në mars kam marrë pjesë në Kanzas, nga ku jam kthyer me medalje të artë në të gjitha peshat. Më pas më kryesori ka qenë kombëtari amerikan, ku mora vendin e parë dhe botërori. Në momentin që ngrita flamurin kuq e zi në podium ishte një ëndërr e realizuar për mua”, tregon Enea per “Ora 7”.

Enea Lapa ka lindur në Sarandë dhe prej pesë vitesh jeton në SHBA: “Me këtë sport kam katër vite që merrem. Unë kam lindur në Sarandë dhe prej pesë vitesh jetoj në Florida. Me këtë sport jam njohur nga një shoku im në Sarandë, ai e kishte praktikuar në Angli dhe unë më pas erdha në Amerikë dhe u interesova për këtë sport. Më i rëndësishëm për mua ka qenë kampionati botëror, sepse aty doja të arrija. Në këtë kampionat mund të marrë pjesë kushdo, por është e vështirë të arrish të marrësh titull kampion. Unë pësova dhe një dëmtim në atë kohë, por nuk hoqa dorë. Në garë ishim 16 persona dhe emocionet ishin shumë të mëdha.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit