2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SHBA: Vaksina e Moderna është e sigurt dhe efektive

Rekomandime

Vaksina kundër koronavirusit e kompanisë Moderna është e sigurt dhe 95% efektive, thonë rregullatorët, duke hapur kështu rrugën për autorizimin emergjent në Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -

Nëse miratohet nga paneli i vaksinave të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), kjo mund të bëhet vaksina e dytë kundër koronavirusit që lejohet për përdorim në Shtetet e Bashkuara.

Vlerësimi vjen një ditë pasi SHBA-ja filloi procesin e vaksinimit të popullatës me vaksinën e kompanisë Pfizer-BioNTech

Ndryshe nga vaksina Pfizer, modeli i vaksinës Moderna nuk kërkon që ajo të transportohet në temperatura shumë të ulta. Vaksina Moderna kërkon temperatura rreth -20 gradë Celsius për transport – të ngjashme me një frigorifer të rregullt.

- Advertisement -

Ajo e Pfizer kërkon temperatura afër -70 gradë Celsius.

Të dhënat për vaksinën e Moderna-s u bën publike nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të martën, përpara takimit të panelit të vaksinave ku pritet të vendoset për përdorimin e saj. Takimi pritet të mbahet të premten. Dokumenti me 54 faqe tha se nuk kishte “asnjë shqetësim specifik për sigurinë” dhe se reagimet serioze anësore ishin të rralla.

- Advertisement -

Nëse miratohet për përdorim këtë javë, dërgesat mund të fillojnë brenda 24 orësh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit