20.3 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

ShBA’ja e rrit presion ndaj Serbisë me një hartë të Evropës

Rekomandime

Ambasada e SHBA-së në Beograd në vazhdimësi ka kërkuar nga Serbia që të rreshtohet krah Perëndimit dhe t’i vendosë sanksione Rusisë dhe Vladimir Putinit.

Një gjë të tillë Aleksander Vucic është duke refuzuar ta bëjë, ndërkohë që presioni drejt Beogradit vazhdon në mënyra të ndryshme.

- Advertisement -

Ambasada e SHBA-së në Beograd ka publikuar një hartë të shteteve të Evropës të cilat janë të bashkuara plotësisht kundër agresionit të Rusisë.

Ndërkohë në këtë hartë dallohet Serbia dhe Bjellorusia të cilat bashkëpunojnë ngushtë me Moskën zyrtare edhe përkundër luftës dhe agresionit të paprecedent të Vladimir Putinit në Ukrainë.

“Samiti i parë parlamentar i Platformës Ndërkombëtare të Krimesë tregoi një Evropë të tërë që është pothuajse plotësisht e bashkuar kundër agresionit rus”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit