17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

SHBA’të godasin edhe një herë Rusinë, një pako me sanksione të rënda prezantohet nga Blinken

Rekomandime

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar edhe për një pako të re sanksionesh ndaj Rusisë, duke targetuar 22 entitete që lidhen me mbrojtjen ruse. Ndërkohë, Rusia po vazhdon përpjekjet për pushtimin e Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, në një konferencë në Departamentin e Shetetit, Blinken ka njoftuar se këto entitete janë kompani që prodhojnë avionë Iuftarakë, automjete Iufte për këmbësorët, raketa, armë ajrore dhe sisteme elektronike Iufte.

- Advertisement -

“Pikërisht, këto produkte sot përdoren për të sulmuar qytetarët e Ukrainës, për të abuzuar të drejtat njerëzore dhe për ta shkelur ligjet ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Po ashtu, Blinken ka njoftuar kontroll të eksportit nga Bjellorusia “për ta mbajtur përgjegjës Lukashenkon për bashkëpunëtor i Presidentit Putin në këtë Iuftë”.

“Do ta ndalim Bjellorusinë nga mundësia për të importuar teknologjitë kyçe. Dhe, nëse mbështetja e Lukashenkos për Iuftën e Putin vazhdon, pasojat për regjimin e tij do të eskalojnë”, ka thënë prerazi Blinken.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit