Reagimet filluan ndërsa Donald Trump doli në skenë në Florida për të pretenduar fitore në zgjedhje.
Bëhet e ditur se përveç liderëve të shteteve, Trumpin e kanë uruar edhe shefja e BE-së dhe ai i NATO-s.
Shefja e BE-së Ursula von der Leyen e uroi Trumpin pasi shpalli fitoren në zgjedhje, duke shprehur shpresën se Uashingtoni dhe Brukseli do të punojnë së bashku, përcjell Telegrafi.
“Unë e përgëzoj ngrohtësisht Donald J. Trump. BE-ja dhe SHBA-ja janë më shumë se thjesht aleatë. Ne jemi të lidhur nga një partneritet i vërtetë midis popullit tonë, duke bashkuar 800 milionë qytetarë. Pra, le të punojmë së bashku në një axhendë të fortë transatlantike që vazhdon të ofrojë për ta”, shkroi Von der Leyen, në X.
I warmly congratulate Donald J. Trump.
The EU and the US are more than just allies.
We are bound by a true partnership between our people, uniting 800 million citizens.
So let's work together on a strong transatlantic agenda that keeps delivering for them.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 6, 2024
Ndërkohë, fitoren e republikanit e ka komentuar edhe shefi i NATO-s Mark Rutte, duke thënë se kthimi i Trumpit në pushtet do ta ndihmojë aleancën.
“Udhëheqja e tij do të jetë përsëri çelësi për të mbajtur të fortë aleancën tonë. Mezi pres të punoj përsëri me të për të çuar përpara paqen nëpërmjet fuqisë nëpërmjet NATO-s”, deklaroi Rutte.
I just congratulated @realDonaldTrump on his election as President of the United States. His leadership will again be key to keeping our Alliance strong. I look forward to working with him again to advance peace through strength through #NATO.
— Mark Rutte (@SecGenNATO) November 6, 2024