3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Shefi i OSBE: Pse stafi mjekësor nuk paguhet për orët shtesë

Rekomandime

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka komentuar tek postimi i deputetes së PDK-së, Vadete Idrizi në Facebook, ku kritikohen qytetarët që po i shpërfillin masat dhe rregullat e vendosura nga organet përkatëse shëndetësore në mbrojtje nga COVID-19.

- Advertisement -

Ai është çuditur se si stafi mjekësor nuk paguhet për orët shtesë që punojnë, sidomos në rrethana ku i rrezikohet shëndeti.

Deputetja në fakt e ka shpërndarë postimin e aktores Aurita Agushi, e cila e ka postuar edhe fotografinë e një infermiereje, e cila shihet duke e shtrydhur djersën nga bluza e saj.

Ky është bashkëbisedimi me anë të komenteve:

- Advertisement -

Jan Braathu – Pajtohem! Dhe, a paguhen ata për faktin që punojnë më shumë se orët normale??? Të paktën kjo do të ishte diçka.

Valdete Idrizi – Për fat të keq jo. Kjo do të ishte minimumi për gjithë punën e tyre të palodhur.

- Advertisement -

Jan Braathu – Nuk e kuptoj se si pritet që njerëzit të punojnë kaq shumë në rrethana ku i rrezikohet shëndeti dhe të mos kompensohen për kohën e tyre në punë.

Valdete Idrizi – As unë. Unë jam me ta! Qeveria duhet të ndërmerr diçka tani!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit