3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shefi kroat i Mbrojtjes Civile: Në autobus kishte edhe fëmijë, tetë persona në gjendje të rëndë

Rekomandime

Shefi kroat i Mbrojtjes Civile, Damir Trut, iu drejtua publikut pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar në Kroaci, nga i cili vdiqën 10 veta, të cilët ishin nisur nga Frankfurti për në Prishtinë. Ai tha se në autobus kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë autobusi.

- Advertisement -

“Kishte 67 pasagjerë dhe 2 shoferë në autobus. Për fat të keq, 9 pasagjerë dhe një shofer vdiqën”, tha Trut.

Ai theksoi se 44 persona që ishin brenda autobusit janë pranuar në spitalin rajonal, tetë prej të cilëve të Iënduar rëndë. Ai tha se katër prej tyre iu nënshtruar operimit.

“44 pasagjerë u pranuan në spital në Slavonski Brod. Tetë prej tyre u pIagosën rëndë, katër u operuan”, tha Trut, duke shtuar se ka pasur edhe fëmijë në autobus.

- Advertisement -

Ai tha se nuk mund të tregojë nëse ka edhe fëmijë në mesin e 10 të vdekurve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit