9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shefja e Zyrës Greke: I kemi avancuar raportet me Kosovën, Bislimi: Tani është momenti i duhur të na njihni

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali.

Temë bisede mes tyre ishin marrëdhëniet Kosovë-Greqi, avancimin e të cilave i lavdëroi zyrtarja greke, derisa zëvendëskryeministri kosovar kërkoi thellim të tyre deri te njohja e pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Ambasadorja Vakali u shpreh se Greqia mban marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe se ato janë zhvilluar në një nivel më të avancuar dhe theksoi se ndjehet e impresionuar me potencialin e madh që ka Kosova dhe mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunim bilateral.

Ndërkaq, Bislimi theksoi rolin e rëndësishëm që Greqia ka në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe shprehu gatishmëri të plotë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

“Po ashtu, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se tani është momenti i duhur që Greqia t’iu bashkohet shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

- Advertisement -

Në fillim të takimit, Bislimi i uroi mirëseardhjen Vakalit dhe i ka cekur angazhimin dhe progresin e Kosovës në rrugën drejt integrimit europian, si dhe dinamikat përgjatë këtij viti, duke theksuar nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe objektivat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe aplikimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit