8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shefqet Krasniqi parashikon një tjetër fitore të Vetëvendosjes

Rekomandime

    
Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka folur edhe për politikën.

- Advertisement -

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se rreziku i coronavirusit duket se ka kaluar në Kosovë dhe sipas tij është koha për t’u rihapur xhamitë.

“Për mua xhamitë do të duhej të hapeshin këtë xhuma [të premte]”, tha ai.

Hoxha ka treguar edhe një ngjarje që ka pasur me një gazetar kroat gjatë një interviste.

- Advertisement -

Ai thotë se gazetari kroat i kishte thënë që presidenti i asaj kohe, Fatmir Sejdiu kishte mohuar që në Kosovë janë 95 % muslimanë.

“Gazetari kroat më tha se një gjë te na nuk e kupton. “E pyeta presidentin tuaj: Zotëri ju jeni president i një vendi me 95% myslimanë… dhe ai më ndërpreu në gjysmë. Më tha nuk është e vërtet”. Pse vëlla me mohua që ne jemi myslimanë”, tregon Krasniqi bisedën em gazetarin kroat.

- Advertisement -

Hoxha thotë se jo vetëm Fatmir Sejdiu por edhe shumica e politikanëve në Kosovë nëpër forume ndërkombëtare kanë frikë ta pranojnë përkatësinë që janë mysliman.

Krasniqi thotë se kur kanë ndërhyrë Amerika e Gjermania me bombardime në Kosovë e kanë ditur se ne jemi myslimanë.

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës thotë se në të kaluarën ka mbështetur një koalicion të madh të drejtuar nga AKR me Partinë e Drejtësisë, por thotë se pas atyre zgjedhjeve më nuk ka mbështetur ndonjë subjekt politik.

Krasniqi ka thënë se ka parashikuar ardhjen e Albin Kurtit në qeveri dhe një gjë të tillë e parashikon përsëri.

“Ata që janë ngritur në politikë duke sharë myslimanët kanë humbur dhe këta tjerët kanë fituar [LVV]. Unë them se do të fitojnë prapë nëse nuk gënjejnë popullin”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit