4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Sherifi: Nisma e ka kaluar pragun, ka probleme në pasqyrimin e të dhënave në KQZ

Rekomandime

Billal Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka insistuar se kjo parti e ka kaluar pragun zgjedhor, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

- Advertisement -

Në një interviste ai ka theksuar se rezultatet e paraqitura në sistemin online të KQZ-së ende nuk janë zyrtarë dhe se ka lëshime.

“Sistemi ka treguar defektet e veta. Kësaj radhe ka pasur probleme në bartjen e të dhënave”.

“Ka pasur raste kur Nisma i ka pasur votat në një klasë por nuk janë bartur në sistemin operativ, ose ka pasur raste kur janë bartur tek formularët por jo edhe në sistem. Kanë ndodhur gabime ku nuk është pasqyruar gjendja në formularin zyrtar me gjendjen në Key Votes”.

- Advertisement -

“Konsiderojmë që janë bërë vjedhje manifakturave, sepse ka pasur vende ku kemi pasur 49 vota në një rast në Drenas por është pasqyruar vetëm një”.

Sherifi gjithashtu tha se edhe me numërimin e votave që vijnë nga Serbia, e të cilat i quajti kriminale, Nisma qëndron mbi pragun 5%.

- Advertisement -

“Nisma në të gjitha pjesët tjera të numërimit të votave ka pasur rritje të përqindjes. Tek votat e diasporës 6.9% ndërsa tek ato me kusht 5.55%. Me këto vota Nisma qëndron diku tek 5.017%”.

“Edhe me votat kriminale të Serbisë, Nisma ka rreth 150 vota mbi pragun 5%”, ka thënë Sherifi në Klan Kosova.

Sherifi theksoi se votat e ardhura nga Serbia nuk duhet të konsiderohen të rregullta dhe se janë në pritje të vendimit lidhur me ankesën për këtë çështje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit