2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Sherifi: Votat duhet të rinumërohen ndërsa komisionerët mashtrues të dënohen

Rekomandime

Bilall Sherifi ka kërkuar rinumërim të krejt votave në Kosovë. Ka thënë se Partia e Fatmir Limajt po lufton për mandatin e shtate derisa pragun e ka kaluar me votat e rinumëruar deri më tash.

“Varet nga vullneti i këtij vendi nëse është në kërkim të së vërtetës apo duke dëmtuar një apo dy subjkete politike”, ka thënë Sherifi.

“Ky proces i numërimit është komprometuar. Le t’ua bëjmë një shërbim vendit duke i rinumëruar të gjitha votat”, ka thënë Sherifi.

- Advertisement -

Ky zyrtar i NISMA’s ka thënë se në pjesën më të madhe të formularëve ka shpërputhje të të dhënave.

Sherifi ka thënë se duhet të procedohen menjëherë ndaj komisionerëve që kanë prishur votën e qytetarëve.

“Duke shkelur ligjin ka devijuar besimin e qytetarëve. Nuk mbrojmë askënd. Secili që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjen para drejtësisë”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Më këtë rast ai ka prezantuar të gjeturat për 6 vendvotime të ndryshme ku Nismës i janë shtuar 131 vota pas rinumërimit. Sherifi ka thënë se po vërtetohet ajo që kemi thënë vazhdimisht që votat e Nismës në mase bukur të madhe janë deformuar në bartjen e të dhënave në formularët e KQZ-së.

“Duke pas parasysh rezultatin në këto 6 vendvotime, ky rezultat jo vetëm që nuk është i drejtë, por është i reformuar në bazë të madhe. Nuk bëhet fjalë për gabime, sepse mund të gabohet 1 votë ose dy, por këtu shihet që ka pas vullnet të disa komisionerëve që të bashkëpunojnë kundër vullnetit të qytetarëve”, ka thënë ndër të tjera Sherifi. Pikërisht për këto arsye, ai ka thënë se kanë kërkuar rinumërim të tërësishëm të votave, sepse nga rinumërimi nuk humbë askush, por fitojnë qytetarët e Kosovës.

Sekretari i Nismës ka përsëritur edhe njëherë kërkesën për rinumërim, në mënyre që e vërteta të dalë në shesh. Më tutje, ai ka thënë se rinumërimi duhet bërë në funksion të se vërtetës dhe jo për ndonjë aryse tjetër. Ai ka shtuar se aktualisht Nisma i ka të sigurta 6 mandate dhe se po luftojnë për mandatin e shtatë. Më poshtë gjeni vendvotimet sipas komunave në të cilat është dëmtuar NISMA Socialdemokrate: 0317E/02R – Gllogoc , në formularë (FRP)figuron 1 votë – pas rinumërimit 50 vota 0307E/02D – Gllogoc, në formularë (FRP) figuron 1 votë – pas rinumërimit 34 vota 0701D/01R – Kaçanik – në formularë (FRP) figuron 0 vota – pas rinumërimit 21 vota 0901E/03R – Fushë Kosovë – në formualre (FRP)figuron 0 votë, pas rinumërimit 11 vota 0901E/16D – Fushë Kosovë – në formualre (FRP)figuron 0 vota, pas rinumërimit 8 vota 0437D/02 – Gjilan – në formualare (FRP)figuron 0 vota, pas rinumërimit 6 vota.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit