Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri është shëruar nga COVID-19.Lajmin për shërimin e tij e ka bërë të ditur vet Gërguri duke falënderuar me këtë rast në mënyrë të vecantë, mjekët që janë kujdesur për të dhe familjen e tij.
Ai ka porositur të gjithë qytetarët që të kujdesën për vetën , për familjet e tyre dhe gjithë të tjerët me të cilët kanë kontakt.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur miq,Pas një periudhe sfiduese, të përballjes me virusin COVID-19,nga IKSHP pranova konfirmimin se bashkë me familje jemi në mesin e të shëruarve!
Ju falenderoj shumë për kujdesin dhe përkrahjen e treguar ndaj meje dhe familjes time.
Në veçanti mirënjohje për mjekët, heronjtë tanë, të cilët po punojnë pa ndalë dhe pa kursyer edhe shëndetin e tyre, me theks të veçantë ata në Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore në organizatën ku punoj!Kujdesuni për vetën, familjen dhe të tjerët, veproni sigurt, ruajeni shëndetin!
Faleminderit,