11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Sheshel: Gjukanoviç ka përjetuar fundin politik, Çanak paguhet nga shqiptarët, kroatët e myslimanët boshnjakë

Rekomandime

Marrja e funksionit nga mitropoliti malazez-bregdetar Joanikije ka nxitur tensione në Malin e Zi, pasi të gjitha subjektet politike opozitare atje të udhëhequra nga DPS e Milo Gjukanoviçit dhe Lidhjes Patriotike Komite kanë kërkuar që ky akt mos të zhvillohet në manastirin në Cetinje, por të zhvendoset nga aty.

“Në mëngjes mora informatën nga kreu i pushtetit atje, se Zdravko Krivokapiç dhe Milo Gjukanoviç janë pajtuar që përfaqësuesi zyrtar të i afrohet mitropolitit Joanakije dhe patriarkut Porfirije dhe të ju thotë se të gjitha rrugët drejtë Cetinjës janë të bllokuara dhe është e pamundur të arrihet atje, ky është plani i tyre i ferrit” ka thënë lideri radikal Sheshel.

- Advertisement -

Historiani Aleksandar Rakoviç ka deklaruar se gjatë ditës do të vendosen barrikada në rrugët që shpijnë në Cetinje, çfarë pritni të ndodhë, a do të ketë Gjukanoviç forcë të organizojë barrikada të tilla, është pyetur Sheshel, ku ai tha se po nëse ka mbështetje nga Policia.

“Nuk di mbase mundet nëse e përkrah policia por, policia është e obliguar të heq barrikadat nga rrugët dhe të sigurojë lëvizje të lirë e jo të iu bashkohet atyre idiotëve, që vetën e quajnë komit. Është e mundshme çdo gjë, por do dëshiroja të kalojë pa konflikt e gjakderdhje”, ka thënë Sheshel.

Në pyetjen nëse atje mund të shkohet me helikopterë, nëse është e nevojshme, Sheshel tha se “Jo, nuk besoj, nuk ka Mali i Zi aq helikopterë dhe nuk do të fluturojnë me gjasë peshkopët me helikopterë të NATO-së”.

- Advertisement -

Në insistimin të komentojë praninë e Çanak dhe nëse ai do të jetë në barrikada, ndërkohë që ka një xhirim që DPS jep 100 euro për shkuarje në Cetinje? Sheshel e quajti atë njeri të poshtër, tradhtar dhe tradhtari e ka vendin në çerdhen tradhtare. Ja edhe Çanak do të marr 100 eurot, ka thënë ai.

“Çanak ka marr miliona nga shqiptarët, myslimanët boshnjak dhe kroatët si dhe nga Milo Gjukanoviç, ai shkon atje për të kryer funksionin e tij tradhtar”, u shpreh Çanak.

- Advertisement -

Ndërsa në pyetjen nëse numri i vogël i komitëve të tubuar do thotë edhe fundi i Milo Gjukanoviçit, Sheshel si zakonisht përdor fyerje edhe nënçmim tha “ Ai ka përjetuar fundin politik me kohë, vetëm ende nuk i kanë treguar për atë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit