10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sheshel në rolin e avokatit të Putinit: Biden me Putinin tentoi të flas me gjuhën e forcës, por nuk ia doli

Rekomandime

Lideri radikal Sheshel për mediet ruse ka deklaruar se Biden në bisedën me presidentin rus Putin tentoi zë flas me gjuhën e forcës edhe ultimatume, por nuk ia doli, shkruan “Novosti”.

Ai këtë e tha për agjencisë “ RIA Novosti”, lidhur me bisedën e dy presidentëve Biden edhe Putin që biseduan në formatin e video-konferencave të mbyllura që zgjati dy orë.

- Advertisement -

“Mirë që pati bisedë, përveç porosive nga dy presidentët kamë përcjell edhe mediat e jashtme. Është e qartë se Biden ka tentuar të flas me Putinin me gjuhën e forcës edhe ultimatumit, por Putin qartë ia ka bërë me dije se me Rusin nuk mund të bisedohet ashtu” ka deklaruar Sheshel.

Politikani serb citohet të ketë thënë se “Tash problemi kyç është Ukraina. Amerikanët e kanë mashtruar presidentin e shkuar të BRSS Grbaçov me premtimin se nëse shpërndahet pakti i Varshavës, NAto nuk do zgjerohet në ato vende. Kjo është gënjeshtër kolosale, që pastaj rezultoi me pranimin e disa republikave baltike. Amerikanët edhe më tutje tentojnë të përfshijnë Ukrainën, Gruzinë, Moldavinë në NATO dhe rrethimin e Federatës Ruse”, tha Sheshel, duke luajtur rolin e avokatit rus..

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit