14.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Sheshel vazhdon me iluzione: Kur pash çka ndodhi në Afganistan, më shkoi mendja si do të jetë në Prishtinë

Rekomandime

Radikali serb Sheshel sot ka dërguar një porosi për të gjithë “tradhtarët” , duke theksuar se “më duket se po i shoh kuislingët si tubohen edhe kërkojnë nga amerikanët t`i marrin me vete sikur në Kabul, ndërsa duke parë atë që ndodhi në Afganistan, më shkoi mendja si do të jetë në Prishtinë”.

Ai ka theksuar se “me kohë ka pritur që talibanët do të fitojnë, ndërsa në rrugë për në studiot e Pink TV, ka parë barin në oborrin para ambasadës amerikane dhe më janë përfytyruara si janë tubuar kuislingët në përpjekje për ikje”.

- Advertisement -

Sheshel konstaton se fitorja është e popullit afgan, ndërsa në anën tjetër talibanët ishin tradhtarët, sikurse edhe kuislingët.

“Kjo është një leksion për të gjithë tradhtarët anekënd botës”, thekson lideri radikal, duke shtuar se “tash keni mundësin të shihni si sillen amerikanët ndaj kuislingëve”.

Ai u shpreh se situata globale në botë po ndryshon secilën ditë.

- Advertisement -

“Kur kjo ndodhi në Afganistan, menjëherë më shkoi mendja si do të jetë në Prishtinë”, tha Sheshel, në emisionin e mëngjesit në TV Pink.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit