Albanologu shqiptar nga Ulqini, Kapllan Resuli, por që tani mbanë mbiemrin Buroviq, në një intervistë për mediat serbe, ka folur sërish për prejardhjen e shqiptarëve.
Ai ua ka kaluar edhe historianëve dhe intelektualëve serb, sa i përket mohimit të historisë së shqiptarëve.
Por kjo çfarë thotë ai nuk duhet t’i habitë shumë shqiptarët, pasi ai së fundi vetën e tij më nuk e konsideron shqiptar, por serb.
Kaplan Buroviq ka thënë se shqiptarët nuk janë një popull autokton në Ballkan, siç dëshmohet nga dokumentet historike, si dhe shkencëtarët botërorë dhe sipas tij, shqiptarët janë okupues, derisa shtoi se ata ende sillen në këtë mënyrë sot.
Albanologu dhe ballkanologu, mohon pretendimet e shqiptarëve se janë populli më i vjetër dhe se kanë origjinë Ilire.
“Ata nuk janë as ilirë dhe as pellazgë. Ata janë blegtorë, të sapoardhur nga Deti Baltik. Pushtues. Dhe kryesisht të krishterë të islamizuar. Gjatë mbretërimit të Car Dushanit, nuk kishte as një përqind të vetëm të shqiptarëve në Kosovë. Të gjithë ishin serbë, vetëm gjatë pushtimit turk shqiptarët erdhën në Kosovë”, tha Buroviq, puna kërkimore-shkencore e të cilit ka provokuar reagime të ashpra për dekada.