9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Shifra rekorde aplikimesh nga diaspora, sot afati i fundit për aplikim

Rekomandime

Sot në orën 18:00 do të përfundojë periudha e aplikimit e regjistrimit nga mërgimtarët.

- Advertisement -

Kështu ka thënë edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, teksa ka shtuar se deri më tani kanë pranuar mijëra aplikacione.

“Gjatë periudhës së aplikimit, deri më datë 20 janar, kemi pranuar me dhjetëra mijëra aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Shërbimi votues është duke u marrë intesivisisht me regjistrimin dhe verifikimin e tyre. Deri më tani në sistem janë future rreth 20 mijë aplikacione për regjistrim. Prej tyre janë aprovuar rreth 14 mijë”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave që kemi nga shërbimi votues deri në ditën e kaluar kanë qenë rreth 102 mijë e-maila të pa hapura.

- Advertisement -

“Duhet ta kemi parasysh se ky numri i raportuar për aplikacione për të cilat është bërë futja e të dhënave është shifër e cila mund të pësojë ndryshme, sepse mund të ndodh që për të njëjtin person të kemi më shumë se dy aplikacione për regjistrim. Pastrimi i bazës së të dhënave do të bëhet për të evituar aplikacionet që kanë ardhur nga më shumë se dy apo tri herë”, ka thënë ai.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit