7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Shih Kosovën, më vjen turp që të kam kryeministër”/ Edi Ramën e zë sherri me komentuesit: Qenke ndotës! Zoti të lehtësoftë…

Rekomandime

Zgjedhjet model në Kosovë, ky votimet mbyllen pa incidente, rezultati del brenda ditës dhe partitë humbëse pranojnë rezultatin janë padyshim shembull jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Rajonin.

- Advertisement -

Me mijëra shqiptarë, me të drejtë, teksa analizojnë zgjedhjet në Shqipëri, ndihen të zemëruar për kastën politike.

Dhe komente të tilla kanë vërshuar edhe në Facebookun e kryeministrit, ku me dhjetëra qytetarë i kujtojnë zgjedhjet model në Kosovë.

“Ka ardhur koha e ndryshimit edhe në Shqipëri… shpresojmë populli ta kuptoje mos bjerë pre e propagandës së stilit Putin…” shkruan një qytetar në një nga postimet e kreut të qeverisë shqiptare.

- Advertisement -

Ndërsa një tjetër thotë se “i vjen turp që ka Ramën kryeministër’, koment që solli edhe reagimin e ashpër të shefit të qeverisë.

“Ne fakt ti meriton te dalesh jashte qe ketu si ndotes mjedisi me kete gjuhe vulgare, por kjo eshte pune e Rojes se Etikes se faqes, jo imja, nderkohe qe duke te bashkangjitur pershendetjen time per zgjedhjet ne Kosove, uroj qe Zoti te ta lehtesoje barren e mllefit qe te ka trashur gjuhen dhe renduar qepallat e syve” shkruan Rama.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit