10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shijojini temperaturat e nxehta edhe sot, moti nga nesër pritet të jetë befasues

Rekomandime

Sot mbi vendin tonë mbetet mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell, derisa nga veriu i kontinentit një sistem frontal gradualisht do të shtrihet mbi rajonin tonë.

Ditën e mërkurë dhe të enjte, ky front do të kalojë edhe mbi vendin tonë që pritet të sjellë vranësira, e ditën e enjte priten edhe reshje të dobëta shiu.

- Advertisement -

Masat e ftohta ajrore që do të shtrihen mbi rajon do të zbresin ndjeshëm temperaturat edhe nën vlera mesatare.

Ditën e sotme kualiteti i ajrit mbetet përreth vlerave të pashëndetshme, mirëpo me kalimin e frontit mbi vend dhe qarkullimin e mjaftueshëm ajror, nga dita e mërkurë do të zbresin përreth vlerave të mira dhe mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 22 gradë celsius.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit