2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Shikoni pamjet nga Greqia dhe Turqia – një stuhi e madhe bore ka krijuar kaos total

Rekomandime

Reshjet e dendura të borës në Greqi kanë shkaktuar kaos në trafikun rrugor dhe hekurudhor, ndërsa në Turqi aeroporti i Stambollit është mbyllur për shkak të motit të keq.

- Advertisement -

Ekipet e shpëtimit, përfshirë ushtrinë, kanë evakuuar mijëra njerëz gjatë gjithë natës, të cilët kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre në autostradën afër Athinës.

Deri të martën në mëngjes, më shumë se 3,500 njerëz janë evakuuar, disa prej tyre i lanë veturat e tyre dhe ecën në autostradë natën. Rreth 1,200 automjete mbetën të mbuluara nga bora në Attica Odos, bypass-i kryesor i Athinës, tha zëdhënësi i qeverisë Giannis Oikonomou.

“Kemi pasur një natë shumë të vështirë dhe një evakuim mbinjerëzor është duke u zhvilluar në Attica Odos”, tha Oikonomou për televizionin publik grek. “Ne jemi ende në një fazë shumë të vështirë, sepse parashikimet thonë se do të kemi sërish vështirësi pas një kohe”, tha ai.

- Advertisement -

- Advertisement -

Ndërsa temperaturat ranë gjatë natës, ushtarët shpërndanë ushqim, ujë dhe batanije për shoferët, disa prej të cilëve qëndruan në vetura për më shumë se 10 orë. Pamjet televizive tregojnë rrugën dhe automjetet e mbuluara me borë.

Pesëmbëdhjetë pasagjerë u lënduan kur një automjet hekurudhor u përpoq ta tërhiqte një tren me rreth 200 pasagjerë që u ndal në dëborë të madhe në Greqinë qendrore. Autoritetet shpallën një ditë jo pune të martën, duke mbyllur zyrat publike dhe kompanitë private përveç supermarketeve, barnatoreve dhe pompave të benzinës në zonën e madhe të Athinës dhe disa ishuj.

Energjia elektrike u ndërpre në disa pjesë të Athinës. Stuhia e quajtur Elpida parashikohet të zgjasë deri të mërkurën.

Probleme edhe në Turqi

Fluturimet në aeroportin e Stambollit u pezulluan deri të martën pasdite për shkak të kushteve të këqija atmosferike që shkaktuan kaos trafiku në qytetin më të madh të Turqisë. Në portin e Stambollit, fluturimet u pezulluan fillimisht të hënën pasdite, kur një stuhi bore goditi qytetin me afro 16 milionë banorë.

Transportuesi kombëtar Turkish Airlines dhe kompania private Pegasus raportuan gjithashtu ndërprerje të fluturimeve në aeroportin më të vogël Sabiha Gokcen në anën aziatike të qytetit të martën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit