1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shkaktuan panik për helmim të ujit në Ferizaj, Policia arreston dy persona

Rekomandime

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se këtë pasdite ka pranuar informacione se dy qytetarë, pa pasur asnjë argument kanë shkaktuar panik tek qytetarët në rrjetet sociale, se është helmuar ujësjellësi në Ferizaj.

- Advertisement -

Sipas komunikatës, Policia menjëherë ka nisur hetimet dhe shumë shpejtë i ka identifikuar, të dy këta persona dhe vendndodhjen e tyre dhe të njëjtit i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

“Personi me inicialet L.J ( M/K) 30 vjeçar në rrjetet sociale me video incizim, ka bërë thirrje publike /panik: ’’Përshëndetje krejtve, desha me ju informu që bëni kujdes , mos të pini ujë të qeshmës , sepse kanë ardh lajme se edhe në Ferizaj që ka njerëz të helmuar, kështu që kujdesuni për veten , respekt L.J’’’.

“Personi tjetër, me inicialet A.T ( M/K) i moshës 28 vjeçar , ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, thirrje ‘Kujdesni shuuuuum t’madh kur pini Ujësjellës se veç sa kanë fillu mu helmu edhe n’Ferizaj!!

- Advertisement -

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me këtë rast fton qytetarët, që mos të bien pre e keqinformimeve të paidentifikuara , por të bazohen vetëm në informatat të cilat kanë ardhur nga organet kompetente , në këtë rast, nga ‘’KRU Bifurkacioni ShA’’ Ferizaj .

Ky rast, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit