4.1 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

“Shkel Kushtetutën”, Meta i rrëzon bashkëqeverisjen Ramës

Rekomandime

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”.

Sipas Metës, ky ligj “shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor, krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndërmjet tyre duke shkelur sigurinë juridike, centralizon më shumë pushtet te një institucion në varësi direkte nga Kryeministri, bie ndesh me Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe bie ndesh me parimet e funksionimit të administratës shtetërore të sanksionuara në Kode dhe Ligje të tjera”.

- Advertisement -

Ligji u miratua në Parlament në fillim të këtij muaji, vetëm me votat e mazhorancës socialiste. Demokratët votuan kundër, duke e quajtur ngritjen e agjencisë për bashkëqeverisje si “një përpjekje për të zëvendësuar një shtet të krimbur”.

Agjencia e Bashkëqeverisjes është nën varësinë e kryeministrit, që emëron dhe drejtuesin e saj. Ligji i posaçëm për funksionimin e saj u miratua në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 3”. Mes kompetencave, gëzon të drejtën e masave disiplinore për funksionarët e institucioneve që shkelin vendimet e saj, deri në largim nga puna. Agjencia për Bashkëqeverisjen gjithashtu mund t’i propozojë ministrit përgjegjës ose Kryeministrit lirimin nga detyra të titullarit të organit administrativ.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit