Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i Albin Kurtit, ka shkruar në rrjetin social në Facebook për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme që pritet të mbahen në Kosovë.
Gashi ka dalur me një parashikim për Lëvizjen Vetëvendosje të Kurtit, në të cilën parti ishte kur u themelua.
“Jam i gatshëm të vë bast që rezultati do të jetë 58 %”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që është shprehur e bindur se do të fitojnë 51% të votave.
Ndërsa Albin Kurti në një deklaratë së fundmi ka thënë se VV mund të fitojë mbi 65 deputetë.